Më 6 mars të vitit 2024, në Shkup, u mbajt trajnimi i tretë për ndikimin e teknologjive të reja në ushtrimin e të drejtave digjitale për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht për ata që punojnë me grupet e margjinalizuara. Dy trajnimet e para u mbajtën më 12 shkurt dhe 23 shkurt të vitit 2024. Nëpërmjet këtyre trajnimeve gjithsej 50 aktivistë nga sektori i shoqërisë civile u fuqizuan me njohuri për ndikimin e teknologjive të reja në ushtrimin e të drejtave digjitale.
Qëllimi i trajnimeve ishte t’u mundësojë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile të avancojnë njohuritë e tyre për ndikimin e teknologjive të reja mbi të drejtat e njeriut në internet dhe të forcojnë kompetencat e tyre në ndarjen e shqetësimeve të tyre me vendimmarrësit, si dhe të edukojnë grupet e tyre të synuara për rreziqet e mundshme për të drejtat e tyre të njeriut në internet që vijnë nga teknologjitë e reja.
Ju kujtojmë se Fondacioni Metamorfozis po krijon një koalicion për inteligjencë të përgjegjshme artificiale. Ndërtimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile, veçanërisht atyre që punojnë me grupe të margjinalizuara, është vetëm një hap drejt ndërtimit të një koalicioni të palëve të interesuara që kujdesen për përdorimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale.
Aktivitetet janë pjesë e projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut në Epokën e Inteligjencës Artificiale” që zbatohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, me mbështetje financiare nga Shoqata Amerikane e Avokatëve – Iniciativa për Sundimin e Ligjit (ABA ROLI – American Bar Association – Rule of Law Initiative).
Ndaje: