Në kuadër të projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacionin Metamorfozis organizoi tre hakatone për të dhënat e hapura. Zgjidhja fituese e hakatonit të 3-të për të dhëna të hapura është finalizuar dhe e gatshme për t’u përdorur www.najdiapteka.mk.

Aplikacioni është implementuar si një hartë ku ndodhen barnatoret dhe institucionet shëndetësore që ofrojnë produkte apo shërbime të caktuara. Kur klikoni në ndonjërin nga objektet e vendosura në hartë, shfaqen të dhëna për objektin. Përdoruesi mund të përdorë filtra gjatë kërkimit, por edhe llojin e mjetit të transportit që do ta përdorë për të arritur në vendndodhje dhe çmimin e karburantit për të llogaritur shumën përfundimtare.

Aplikacioni i ofron rezultatet e kërkimit të renditura nga më e lira tek më e shtrenjta. Përdoruesi mund të regjistrojë profilin e tij dhe të identifikohet, gjë që do t’i lejojë atij të mbajë një listë të produkteve të preferuara. Kjo listë mund të shihet duke klikuar në butonin “Të preferuarat”.
Ueb-aplikacioni për hartëzimin e barnatoreve dhe krahasimin e çmimeve të tyre mbështet dy gjuhë: maqedone dhe shqipe.

Edicioni i tretë i hakatonit të të dhënave të hapura u organizua nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, në periudhën prej 24 deri më 27 mars 2022, në Shkup. Qëllimi i hakatonit ishte të zhvillohet një aplikacion për ueb/celular që do të mundësojë vizualizimin, shfaqjen interaktive dhe/ose lehtësimin/digjitalizimin e proceseve për mbushjen dhe përditësimin e të dhënave nga bazat e të dhënave të publikuara nga organet e administratës shtetërore. Në hakatonin për të dhënat e hapura morën pjesë 5 ekipe të përbëra nga studentë dhe kompani fillestare (“startup”).

Ndaje: