Platforma Hive Mind është një qendër për aktivizmin digjital dhe këtu ka aktivistë, edukatorë, moderatorë, gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile nga pjesa më e madhe e botës. Mund të përdoret falas për të ndjekur kurse, trajnime, mjete dhe si një bibliotekë virtuale.

Nga informacione të thjeshta dhe postime në blog të bazuara në lajme, deri te kurset e plota të testimit të njohurive, Hive Mind prodhon dhe publikon përmbajtje për të ofruar përvoja mësimore me cilësi të lartë me katër tema kryesore në thelbin e saj:

  • Ballafaqimi me dezinformatat
  • Siguria digjitale
  • Krijimi i narrativeve pozitive
  • Edukimi mediatik online

Përveç katër temave ekzistuese, Hive Mind zhvillon materiale shtesë edukative për fusha dhe tema të zgjedhura, për shembull për të dhënat e hapura dhe aftësitë organizative.

Për kë është e dedikuar?

Platforma Hive Mind është dedikuar për një audiencë më të gjerë, si një vend ku njerëzit do të mësojnë më shumë se si të përballen me kërcënimin e dezinformimit, si të krijojnë praktika të sigurisë digjitale dhe të edukohen mbi temat e edukimit mediatik.

Çfarë kursesh mund të ndiqni në platformën Hive Mind?

Në vijim janë dhënë një pjesë e vogël e kurseve që mund të ndiqni:

Ndërtimi i narrativeve pozitive

Si pjesë e kursit, do të mësoni se si tregimet dhe narrativet i bëjnë dezinformatat të popullarizuara dhe të besueshme. Do të mësoni se si t’u kundërviheni besimeve dhe qëndrimeve të rrezikshme dhe të kuptoni se si të përdorni veçoritë e mediave sociale për të ndarë narrativet tuaja pozitive. Duke i mësuar elementet bazë të një tregimi, do të mësoni se si të arrini deri te një audiencë specifike dhe të ndërtoni një tregim të fuqishëm.

Bazat e fushatave digjitale

Ky kurs i përfshin elementet kryesore të fushatave digjitale – mjetet për mobilizimin e audiencës masive në mbështetje të kauzave të aktivistëve duke përdorur kanalet digjitale. Duke u bazuar në shembuj të jetës reale, pjesëmarrësit do t’i mbulojnë edhe mjetet praktike të nevojshme për të krijuar fushatat e tyre.

Ballafaqimi me dezinformatat

Si pjesë e këtij kursi do të mësoni se si të dalloni llojet e ndryshme të dezinformatave dhe të shmangni grackat siç janë dhomat e jehonës, polarizimi ose propaganda. Përveç kësaj, ne do t’i ndajmë me ju njohuritë dhe mjetet themelore për t’u përballë në mënyrë më efektive me dezinformatat.

 

 

Ndaje: