Qëllimi i punëtorisë ishte të formohen mekanizma për ngritjen e vetëdijes së popullatës për menaxhimin e drejtë dhe përfitimet nga e-mbeturinat, me ç’rast nëpërmjet debatimit disaorësh të pjesëmarrësve të punëtorisë u sollën disa përfundime të rëndësishme:
- Të informohet popullata nëpërmjet mediumeve lokale për gjendjen dhe përfitimet nga e-mbeturinat
- Të angazhohet një firmë për mbledhjen e e-mbeturinave në rajonin veriperëndimor, me saktë në Kratovë, Kriva Pallankë, Probishtip, Rankovcë, dhe Kumanovë.
- Të formohen punkte për mbledhjen e e-mbeturinave në këto qytete
- Të vendoset kontakt me firmat ekzistuese të regjistruara në RM për mbedhjen dhe grumbullimin e e-mbeturinave
- Në punëtorinë e tretë që do të organizohet në kuadër të këtij projekti të sillet për shqyrtim Ligji për e-mbeturina në RM dhe të debatohet për të. Tema e punëtorisë do të jetë: “Krijimi i masave adekuate për menaxhim dhe përdorim të drejtë të e-mbeturinave në Kratovë dhe në rajon”, të ftohen përfaqësues të Ndërmarrjes komunale publike të Komunës së Kratovës, të Inspektoratit rajonal shtetëror për mjedis jetësor, të OJQ-ve, të sektorit të biznesit si dhe popullata lokale.
Ndaje: