Në një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë kibernetike rajonale, Bardhyl Jashari përfaqësoi Fondacionin Metamorfozis në Konferencën “Cyber Zero”, të mbajtur në Prishtinë më 4-5 mars 2024.
Kjo ngjarje, e organizuar nga Shoqata Shqiptare e Sigurisë Kibernetike me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, mblodhi së bashku ekspertë dhe hartues të politikave nga i gjithë rajoni për të diskutuar çështjet urgjente në sigurinë kibernetike dhe shqetësimin në rritje të dezinformimit digjital.
Gjatë konferencës, Bardhyli dha një kontribut të rëndësishëm në panelin për Inteligjencën artificiale dhe dezinformimin. Ai prezantoi njohuri shumë të çmueshme nga Maqedonia e Veriut, duke treguar se si inteligjenca artificiale (IA) është përdorur si në mënyrë të dobishme ashut edhe të dëmshme.
Z. Jasharai theksoi shembuj specifikë ku IA ishte përdorur për të përhapur dezinformata, veçanërisht rreth periudhave kritike të zgjedhjeve, për të shtrembëruar realitetin dhe për të hutuar publikun.
Ai nënvizoi në mënyrë të prerë aftësitë e fuqishme të IA-së në epokën moderne, duke vënë në dukje se teknologjia, e cila më parë ishte përdorur për të mashtruar dhe manipuluar, tani është fuqizuar në një shkallë të paprecedentë. Gjatë diskutimit ai nënvizoi sfidat me të cilat përballen shoqëritë pasi dezinformimi bëhet më i sofistikuar, duke kërkuar një qasje më të nuancuar dhe gjithëpërfshirëse për ta luftuar atë.
Z. Jashari bëri thirrje për një “qasje që e përfshin gjithë shoqërinë” për ta luftuar kërcënimin e dezinformimit. Ai argumentoi se megjithëse edukimi digjital dhe mediatik janë thelbësorë për pajisjen e qytetarëve për të lundruar në kompleksitetin e botës digjitale, vetëm këto masa janë të pamjaftueshme. Nevoja për mekanizma të fuqishëm të verifikimit të fakteve dhe analizë të narrative u theksua si thelbësore në dallimin e së vërtetës nga e pavërteta dhe për mbrojtjen e proceseve demokratike.
Ndaje: