Në kuadër të Projekti të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis ka zhvilluar një platformë online www.pishi.im me qëllim të ndërveprimit dhe shkëmbimit të informatave ndërmjet qytetarëve dhe këshilltarëve të zgjedhur komunalë. Qëllimi i platformës online www.pishi.im është paraparë si pikë qendrore për informimin, përfshirjen dhe rrjetëzimin e qytetarëve të një komune të caktuar me këshilltarët e zgjedhur komunalë në atë komunë. Platforma www.pishi.im do të mundësojë komunikim më të lehtë dhe më efikas mes qytetarëve dhe këshilltarëve të zgjedhur komunalë.

Platforma Shkruaju është e lehtë për t’u përdorur dhe ka formularë për komunikim përmes të cilave qytetarët do të mund të shohin se cilët janë këshilltarët komunalë në komunën e tyre, cilat janë kompetencat e tyre dhe nëse dëshirojnë do të mund t’i kontaktojnë ata përmes të njëjtit formular. Vizitorët e faqes kanë mundësinë të kërkojnë dhe të shkarkojnë të dhëna të caktuara (në formatin .csv, .xlsx, .docx dhe .pdf, në varësi të të dhënave).

Përmes platformës Shkruaju çdo këshilltar mund të kontaktohet personalisht nga Qytetari për çështje të ndryshme ekonomike dhe shëndetësore, shërbime sociale, arsimore në komunë, si dhe për punën e këshillit, ndërmarrjeve publike dhe vetë kryetarit të komunës. Meqenëse këshilltarët janë kompetentë për çështje të kategorive të shumta që ndikojnë në jetën e njerëzve, platforma Shkruaju ofron një mundësi të shkëlqyer për komunikim cilësor (qytetar/këshilltar).

 

Ndaje: