Pas një sërë takimesh konsultuese të grupit të punës për krijimin e Strategjisë për transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 19.11.2019, në mbledhjen e 166-të të Qeverisë u miratua Strategjia për transparencë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën 2019-2021. Gjithashtu, është miratuar edhe Plani aksional me qëllim të avancimit të mjedisit për transparencë dhe besim në punën e institucioneve në vazhdën e integrimit të vendit në BE dhe NATO.
Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, së bashku me Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe ministrin pa portofol përgjegjës për komunikime, transparencë dhe llogaridhënie në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Robert Popovski, në kuadër të projektit ACTION SEE – PËRGJEGJËSI, TEKNOLOGJI DHE RRJET I INSTITUCIONEVE TË HAPURA NË EVROPËN JUGLINDORE, ishte njëri nga krijuesit kryesorë të Strategjisë.
Strategjia u paraqit si nevojë e rezultateve të Indeksit rajonal të hapjes për Maqedoninë e Veriut, produkt i projektit ACTION SEE i implementuar nga Fondacioni Metamorphosis, i cili tregoi se ka dallime të konsiderueshme ndërmjet institucioneve sa i përket hapjes dhe transparencës së tyre, si rezultat i zbatimit të praktikave të mira, të cilat zakonisht varen nga vullneti i mirë dhe përkushtimi i atyre që e drejtojnë institucionin.
Strategjia për transparencë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2019-2021) është në dispozicion onlajn për publikun e gjerë në tre gjuhë (maqedonisht, shqip dhe anglisht).
Ky publikim është përgatitur me ndihmën e Bashkimit Evropian. Përmbajtjet e këtij publikimi janë përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit “ACTION SEE – Accountability, Technology and Institutional Openness Network in SEE” dhe në asnjë mënyrë nuk i shprehin qëndrimet e Bashkimit Evropian.
Ky publikim u përgatit me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe e grantmarrësit, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i shpreh pikëpamjet dhe qëndrimet e Fondacionit.
Ndaje: