Fondacioni Metamorfozis organizon një ngjarje online për promovimin e rezultateve të Vlerësimit të gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 dhe promovimin e rezultateve të Vlerësimit të qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe rajon përmes Indeksit të hapjes, sipas matjes për vitin 2021.

Ngjarja do të zhvillohet më 13 shtator, duke filluar nga ora 10:00.

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut është rezultat i një studimi empirik gjithëpërfshirës të bazuar në Indeksin e hapjes, i cili synon të përcaktojë shkallën në të cilën respektohen parimet e qeverisjes së mirë në rajon. Punimi gjithashtu ofron një analizë të thellë të punës së pushtetit ekzekutiv dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu ofron edhe një përmbledhje të performancës së përgjithshme të institucioneve përkatëse në rajonin tonë.

Vlerësimi i gjendjes së qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 i përmban rezultatet e analizës empirike të të gjitha 80 vetëqeverisjeve lokale plus Qytetit të Shkupit.

Ngjarja organizohet me qëllim që të ofrojë hapësirë për diskutim dhe debat mes qytetarëve, mediave, përfaqësuesve të pushtetit lokal, përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe sektorit civil.

Ngjarja do të zhvillohet online përmes platformës Zoom. Më shumë informacion në ngjarjen në Facebook këtu.

Ndaje: