fb-cover

Punëtoria do të fillojë me prezantime të përfaqësuesit të Fondacionit Metamorfozis dhe të Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, të cilët do të mbajnë fjalime hyrëse për sfidat e mbeturinave të pajisjeve elektrike dhe elektronike (е-mbeturinat), si dhe për rregullativën ligjore në Maqedoni. Pastaj do të ketë diskutim në mes të pjesëmarrësve për obligimet e Maqedonisë për implemementimin e Ligjit për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike, ç’do të thotë kjo për kompanitë, qytetarët dhe si mund të zbatohet më lehtë në praktikë. Punëtoria do të përfundojë në orën 14, me koktej. 

Në punëtori do të ketë përfaqësues nga rrjetet nacionale të Serbisë, Kroacisë dhe Bullgarisë, me qëllim që të barten përvojat, sfidat dhe metodat gjatë ballafaqimit me e-mbeturinat në mes të vendeve të përfshira në këtë projekt.

Praninë tuaj mund ta konfirmoni te Tamara Resavska në telefonin 02/3109 325 ose nëpërmjet e-mailit tamara@metamorphosis.org.mk. Për informata plotësuese mund të na shkruani këtu.

Ndaje: