Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, realizoi një trajnim dy-ditor online për të dhënat e hapura. Trajnimi u mbajt më 29 dhe 30 qershor 2020.
Në trajnim morën pjesë anëtarët e ekipeve për hapjen e të dhënave nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Agjencia për Kadastrin e Patundshmërive dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut.
Trajnimi për të dhënat e hapura kishte ër qëllim t’i përmirësojë njohuritë dhe shkathtësitë e njerëzve që do të punojnë në hapjen e të dhënave në institucionet e tyre.
Gjatë trajnimit dy-ditor, pjesëmarrësit patën mundësinë të fitojnë njohuri të avancuara në lidhje me konceptin dhe përfitimet e të dhënave të hapura dhe aspektet teknike të të dhënave të hapura, duke përfshirë formatet e hapura të të dhënave, platformat e të dhënave të hapura, strukturën e grupeve të të dhënave, dimensionet e cilësinë e të dhënave dhe teknikat e filtrimit dhe anonimizimit të grupeve të të dhënave. Gjatë trajnimit, anëtarët e ekipeve për hapjen e të dhënave nga institucionet shtetërore fituan njohuri të avancuara në lidhje me procesin e identifikimit, katalogimit dhe priorietizimit të grupeve të të dhënave, si dhe njohuri praktike për procesin e publikimit të grupeve të të dhënave në portalin data.gov.mk.
Trajnimi për të dhënat e hapura është pjesë e aktiviteteve që zbatohen për të ofruar mbështetje teknike për institucione të caktuara në procesin e hapjes së të dhënave të tyre.
Ndaje: