Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, gjatë periudhës së kaluar bëri matjen e hapjes së 17 njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë muajit dhjetor, Fondacioni Metamorfozis dhe organizatat lokale partnere organizojnë takime me komunat që ishin përfshira në matjen e Indeksit të Hapjes për vitin 2020. Takimet do të mbahen me kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e tjerë të komunave dhe do të synojnë që t’ua afrojnë komunave rezultatet e matjes së hapjes. Në takime do të diskutohet gjithashtu edhe mbështetja për të cilën kanë nevojë komunat për ta përmirësuar transparencën e tyre dhe mundësitë për bashkëpunim të përbashkët në këtë drejtim.

Në përputhje me nevojat e identifikuara gjatë këtyre takimeve, Fondacioni Metamorfozis nga janari i vitit 2021 do të sigurojë mbështetje teknike për komunat me qëllim të avancimit të hapjes së tyre.

Ndaje: