Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) në bashkëpunim me Fondacionin për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, e në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, është duke zbatuar aktivitete për harmonizimin e Ligjit për Përdorimin e të Dhënave të Sektorit Publik me Direktivën e BE-së për të Dhënat e Hapura dhe Ripërdorimin e Informatave të Sektorit Publik (2019/1024). Në kuadër të këtyre aktiviteteve, më 26.10.2021, në Klubin e Deputetëve, u mbajt takimi i dytë i Grupit punues për harmonizimin e Ligjit për Përdorimin e të Dhënave të Sektorit Publik me Direktivën e BE-së (2019/1024).
Grupi punues përbëhet nga pesëmbëdhjetë përfaqësues të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe mediave, dhe do të japë një kontribut të rëndësishëm në përgatitjen e vlerësimit të ndikimit të zbatimit të Ligjit aktual (vlerësim ex-post), vlerësimit tëndikimit rregullator të zgjidhjes së re ligjore (regulatory impact assessment) dhe përgatitjen e Propozim-ligjit të ri.
Në takim, Irena Bojaxhievska e prezantoi draft analizën e parë të Direktivës për të Dhëna të Hapura dhe Ripërdorimin e Informacioneve nga Sektori Publik të datës 20 qershor 2019 (2019/1024). Tema kryesore e diskutimit ishte konteksti i brendshëm për zbatimin e procedurave dhe standardeve të Direktivës Evropiane. U parashtruan pyetje dhe dilema se si të matet efektiviteti i zgjidhjes së re ligjore dhe si të vlerësohet kontributi praktik.
Aktivitetet do të realizohen në tre muajt e ardhshëm dhe krahas takimeve me Grupin punues do të realizohen edhe intervista dhe takime me individë dhe grupe të interesit.
Ndaje: