Мени

Të dhënat e hapura – interes i përbashkët i organizatave qytetare dhe i medieve

Takimi joformal i organizatave qytetare, gazetarëve dhe i qytetarëve të interesuar për rëndësinë e të dhënave e të dhënave të hapura dhe për mundësitë për bashkëpunim do të mbahet më 10 nëntor (e martë) me fillim prej orës 17:30 në hapësirat e Coffice.

Fondacioni Metamorfozis dhe Rrjeti ballkanik i gazetarisë hulumtuese (BIRN) organizojnë takim joformal të organizatave qytetare, gazetarëve dhe i qytetarëve të interesuar për rëndësinë e të dhënave e të dhënave të hapura dhe për mundësitë për bashkëpunim për këto çështje ndërmjet sektorit qytetar, qytetarëve dhe medieve.
Në ngjarje do të diskutohet interesi publik për të pasur sa më shumë të dhëna të hapura në Maqedoni, potencialin dhe iniciativat aktuale për lidhjen e organizatave qytetare dhe medieve për këto çështje. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kuptojnë më tepër informata për bazën e të dhënave “Shkupi 2014 nën thjerëz“, e cila përfshin të dhëna për mbi 130 objekte të ndërtuara në kuadër të projektit qeveritar “Shkupi 2014”, që janë fituar nëpërmjet qasjes deri te informatat me karakter publik, të cilat nëpërmjet kësaj baze janë në dispozicion për përdorimin e mëtutjeshëm.
Ngjarja do të mbahet më 10 nëntor (e martë) me fillim në orën 17:30 në hapësirat e Coffice.
I ftojmë të gjithë qytetarët e interesuar, përfaqësuesit e sektorit qytetar dhe gazetarët ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre duke u paraqitur në këto adresa: dona @ metamorphosis.org.mk dhe riste.zmejkoski @ birn.eu.com.
Takimi organizohet në kuadër të Projektit – Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura, që implementohet nga fondacioni Меtamorfozis, i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në RM, ndërsa realizohet në partneritet me Open Knowledge Foundation dhe Projektin për gazetari hulumtuese dhe në bashkëpunim ndërmejt medieve dhe sektorit qytetar, të implementuar nga BIRN-i si pjesë e Programit të USAID-it për përforcimin e medieve të pavarura në Maqedoni.