DON_0854
Fondacioni Metamorfozis më 25 dhjetor mbajti Open Data Meetup së bashku me pjesëmarrësit e Trajnimit për gazetari të bazuar në të dhëna, si dhe me pjesëmarrësit e We Can Code, ngjarje e cila u mbajt gjatë Javës evropiane të kodimit. Qëllimi i mbledhjes ishte që gazetarët dhe inxhinjerët kompjuterikë nga Maqedonia të bisedojnë për mundësitë për bashkëpunim, veçanërisht kur bëhet fjalë për të dhënat zgjedhore.
DON_0853Takimi joformal u mbajt në hapësirat e Odës publike në Shkup prej orës 18 deri në orën 20. Gjatë orës së parë u prezantuan bazat e të dhënave të hapura dhe Data pipeline-i, ndërsa më pas pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe të cilat punuan në idetë e tyre për projekte që kanë të bëjnë me të dhënat zgjedhore.
DON_0858Këto ide për projekte pastaj do të zhvillohen, ndërsa më e mira prej tyre do të mbështetet dhe do të realizohet me ndihmën e Fondacionit Metamorfozis në kuadër të projektit Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura.
DON_0888рProjektin e realizon Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me Open Knowledge Foundation, e me mbështjetje të Ambasadës britanike në Shkup. Qëllimi i projektit është që duke e formuar Shkollën për të dhëna – Maqedoni t’i nxisë organizatat qytetare, mediet dhe individët që nxisin ndryshime, t’i kuptojnë dhe t’i shfrytëzojnë të dhënat e hapura qeveritare dhe të dhënat e tjera, me qëllim që të rritet përgjegjësia e qeverisë, të përmirësohet ofrimi i shërbimeve dhe të rritet pjesëmarrja qytetare në krijimin e politikave.

Ndaje: