Në kuadër të hulumtimit në lidhje me implementimin e Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA, cili është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementohet në 6 shtete (Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Estoni), Fondacioni Metamorfozis organizoi një fokus grup online me përfaqësues nga institucionet dhe shoqëria civile.

Fokus grupi u mbajt më 12 qershor 2020, dhe në të morën pjesë përfaqësues të Shoqatës për e-tregti të Maqedonase, Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut – BNJVL, Internet Hotline Provider – Maqedoni, Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Qëllimi i fokus grupit ishte të rrisë mirëkuptimin e ndërsjellë se si Agjenda Digjitale reflektohet në reformat administrative dhe se si sektori i shoqërisë civile mund të luajë një rol më domethënës dhe më efektiv në formimin dhe implementimin e Agjendës Digjitale në vend. Diskutimi u përqendrua në shqyrtimin e gjendjes aktuale sa i përket implementimit të Agjendës Digjitale në vend, lidhjen e Agjendës Digjitale me reformat aktuale administrative, sfidat dhe perspektivat e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale dhe rekomandimet për palët e interesuara për implementimin më të mirë të Agjendës Digjitale në vend.

Përfundimet dhe rekomandimet e diskutimit do të përfshihen në hulumtim, së bashku me informacionet e tjera të marra nga pyetësorët online dhe intervistat e bëra me përfaqësuesit e institucioneve të interesuara, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.

————————————————————————————————————————————————————————————————–

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: