Dita kushtuar sektorit të OJQ-ve që u mbajt më 18 shtator, në organizim të Fondacionit Metamorfozis, e në bashkëpunim me Lëvizjen “Mjaft”, u mundësoi përfaqësuesve të organizatave civile të mësojnë më shumë për mundësinë për të fituar donacione softuerike nga platforma “TechSoup Balkans”. Në këtë ngjarje, që u mbajt në hotelin Tirana International, për herë të parë u prezantua mundësia për sektorin joqeveritar në Shqipëri, gjegjësisht programi për donacione softuerike që realizohet nga ana e fondacionit Metamorfozis, nëpërmjet partnerit Теchsoup Balkans.

1

Nëpërmjet këtij programi për donacione softuerike, TechSoup Balkans u mundëson organizatave jofitimprurëse dhe bibliotekave publike të fitojnë donacione softuerike nga donatorët Microsoft dhe BitDefender. Qëllimi ynë është që çdo organizatë të ketë qasje në teknologjitë, burimet dhe njohuritë për ta përmbushur potencialin e tyre. Platforma Techsoup Balkans ofron një gamë të gjerë të produkteve softuerike për organizatat jofitimprurëse dhe bibliotekat publike.

Fondacioni Metamorfozis beson se teknologjia mund të jetë një forcë e fuqishme që hap mundësi të mrekullueshme për organizatat jofitimprurëse për t’i arritur misionet e tyre në mënyrë sa më të mirë, si dhe për ta përshpejtuar ndikimin e tyre.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues nga 50 organizata jofitimprurëse nga e gjithë Shqipëria. Ngjarjen e hapën drejtori i Lëvizjes “Mjaft”, njëkohësisht dhe anëtar bordi në Agjencinë per mbështetjen e shoqërise civile në Shqipëri, Aldo Merkoçi, dhe eksperti për TI në Fondacionin “Metamorfozis”, Merxhan Emini.

^8FAF255C7A5D9984932B59B80A323795946BD3DD0D1C3A180F^pimgpsh_fullsize_distr

2

“Gëzohem që një mundësi e këtillë po prezantohet në këtë konferencë e cila organizohet në Shqipëri për herë të dytë në bashkëpunim me Fondacionin “Metamorfozis”. Ne gjithmonë i inkurajojmë OJQ-të që ta përdorin teknologjinë si mjet për ta realizuar punën e tyre në mënyrë sa më të shpejtë dhe më të lehtë, pasi që tani një platformë e tillë tani u mundëson OJQ-ve donacione softuerike dhe qasje në teknologjitë më të fundit” – deklaroi Aldo Merkoçi.

“Kjo ngjarje e cila në Shqipëri organizohet për herë të dytë, u kushtohet organizatave të shoqërisë civile për t’u mundësuar që t’i përmirësojnë aftësitë e tyre në përdorimin e TIK-ut nëpërmjet programeve interaktive, por edhe të mësojnë më shumë për shfrytëzimin e mundësive që i ofrojnë donatoret e ndryshëm përmes TechSoup Balkans. OJQ-të mund të shfrytëzojnë mundësi të shumta që i ofron teknologjia dhe interneti sot, të cilat mund ta ndryshojnë stilin jetësor, pasi ofrojnë rrugë të shkurtër, me harxhime të pakta drejt arritjes së qëllimit, si dhe riorganizimin e brendshëm dhe komunikimin me grupet e interesit” – deklaroi Merxhan Emini gjatë fjalimit hyrës.

^E92F0F75483EEDFCD1AD930FA409FFC5E3B29E04F2C7CAA91D^pimgpsh_fullsize_distr

Më pas, Adrijana Selmani, asistente e programeve në Fondacionin Metamorfozis, i prezantoi “Përparësitë dhe mundësitë e ofruara nga ana e Techsoup Balkans“. Gjatë prezantimit ajo theksoi: “Në organizatat jofitimprurëse, teknologjia mund ta rrisë produktivitetin, efikasitetin përmes bashkëpunimit më të mirë dhe zgjerimin e shërbimeve për komunitetet e reja dhe individëve në nevojë. Ne në Fondacionin Metamorfozis krijojmë mundësi të reja përmes platformës TechSoup Balkans, me qëllim që OJQ-të ta arrijnë potencialin e tyre të plotë, ta përshpejtojnë ndikimin e tyre, t’i ofrojnë programet dhe shërbimet e tyre në mënyrë më efektive dhe t’i arrijnë misionet e tyre në mënyrë më të mirë.”

 

^994C88576FF05937E995EDFFA621C62DBD7FB2C9D26B7D7A57^pimgpsh_fullsize_distr

5

Pjesa e dytë e ngjarjes u përmbyll me punëtorinë: Teknologjitë për sektorin qytetar, ku përfaqësuesit e organizatave jofitimprurëse kishin mundësinë t’i identifikojnë nevojat e organizatës së tyre për ta zgjedhur dhe për ta zbatuar paketën e duhur softuerike, si dhe për të aplikuar për donacion softuerik në platformën Techsoup Balkans.

4 3

Ndaje: