Më 25 shkurt të vitit 2022, Fondacioni Metamorfozis, në kuadë të projektit të USAID për Pjesëmarrjen Qytetare, organizoi një takim përfundimtar koordinues për të përmirësuar transparencën dhe hapjen e të dhënave të njësive të vetëqeverisjes lokale. Në takim u prezantuan aktivitetet e implementuara dhe dokumentet përfundimtare që u përgatitën si rezultat i mbështetjes që morën 20 komuna.

Në periudhën e kaluar, Fondacioni Metamorfozis, siguroi mbështetje të drejtpërdrejtë për 20 njësitë e mëposhtme të vetëqeverisjes lokale për të përmirësuar transparencën dhe për hapjen e punës së tyre: Karposhi, Gjorçe Petrovi, Llozova, Pllasnica, Struga, Novaci, Krusheva, Demir Hisari, Mogilla, Gazi Baba, Zelenikova, Demir Kapija, Vallandova, Konçeja, Vasileva, Gjevgjelia, Strumica, Dojrani, Radovishi dhe Kriva Pallanka.

Gjatë muajve janar dhe shkurt, secila komunë ka punuar në përgatitjen e grupeve të të dhënave të hapura që do të publikohen në ueb-faqet e tyre në periudhën e ardhshme.

Aktivitetet e implementuara kontribuojnë në përpjekjet e komunave për të qenë më të hapur ndaj qytetarëve dhe për ta bazuar transparencën në të dhëna dhe informacione të hapura.

Ndaje: