Më 10 qershor 2016, njëra nga organizatat partnere të projektit ACTION SEE, lëvizja MJAFT!, i tuboi organizatat lokale partnere dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale në punëtorinë e parë në Tiranë, Shqipëri, që të diskutojnë për çështjet dhe sfidat nga fusha e drejtësisë, qeverisjes së mirë dhe reformave në administratën publike. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësuesit e organizatave qytetare dhe të medieve.Inception_Report_Albania1Të angazhuar në përfaqësimin për transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi më të madhe në marrjen e vendimeve dhe buxhetimin në komunitetet e tyre lokale, përfaqësuesit e organizatave partnere këmbyen informata dhe përvoja në përballjen me administratën publike dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale.

Përfundimi i përgjithshëm i organizatave partnere qytetare kishte të bëjë me atë se administrata publike nuk është e hapur sa duhet në lidhje me iniciativat e shoqërisë civile, e kjo është si rezultat i nivelit jashtëzakonisht të ulët të kuptimit të dobive nga pjesëmarrja qytetare gjatë marrjes së vendimeve nga ana e autoriteteve lokale. Përfaqësuesja e BIRN Albania, Kristina Voko, konsideron se problemi me transparencën e institucioneve publike është brengosës.

Zonja Voko përmendi disa shembuj nga puna e saj e përditshme, me ç’rast tha se informatat e kërkuara ose nuk janë publike ose nuk janë në dispozicion. Përfaqësuesit e organizatave qytetare propozuan transparencë më të madhe nga ana e institucioneve publike, për t’u përballur më tutje me problemet e tjera.

Zonja Mirela Arqimandriti, përfaqësuese e Koalicionit për zgjedhje të lira dhe të drejta dhe demokraci të qëndrueshme, ofroi bashkëpunim dhe propozoi se duhet pasur teknologji të fuqishme për matjen e indikatorëve.

Zonja Englatina Aliaj, gazetare dhe përfaqësuese e News 24, propozoi që organizatat qytetare duhet të përdorin terme të thjeshta gjatë prezantimit të rezultateve të tyre, për shkak se koha që ndahet për organizatat qytetare në mediet tradicionale shqiptare është shumë e shkurtër.Inception_Report_Albania2

Projekti ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore realizohet nga Fondacioni Metamorfozis, me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian, në partneritet me Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability nga Serbia, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi, Open Data Kosovo (ODK) nga Kosova, dhe Lëvizja Mjaft! nga Shqipëria.

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dh pjesëmarrje në mekanizmat për vendimmarrje, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Ky projekt implementohet me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.

Ndaje: