Më 12 dhe 13 maj, në Qendrën multimediale për arsim të Institutit francez në Shkup, u mbajt punëtoria përgatitore për edicionin e dytë të garës ‘Liria e të folurit në mini video’. Punëtorinë e ndoqën 8 pjesëmarrës.

313

Në punëtori pjesëmarrësit kishin mundësi të marrin këshilla për inçizimin e videove të shkurtëra, të cilat pastaj i shfrytëzuan për krijimin e videove të tyre të shkurtëra. Duke e shfrytëzuar veglën Windows Movie Maker videot pastaj u përpunuan dhe u përgatitën për t’u shfaqur. Përveç pjesës praktike, në punëtori kishte edhe diskutim për lirinë e të shprehurit dhe për rëndësinë e saj në shoqëritë demokratike.

Zonja Anuk Lederle, menaxhere e pavarur kulturore, Dona Xhambaska dhe Filip Neshkoski nga Metamorfozis e udhëhoqën punëtorinë ku si mysafir ishte еdhe fituesi i garës së vitit të kaluar për video të shkurtër, i cili e përcolli përvojën e tij nga vizita e festivalit të filmit Off-Court në Truvil.

Kjo punëtori përgatitore u realizua në kuadër të Festivalit të 9-të të filmit francez, që do të mbahet prej 15 deri më 18 qershor 2016.

349

Më shumë fotografi nga trajnimi ka në faqen në Facebook të Institutit francez në Shkup.

Ndaje: