Fondacioni Metamorfozis, si pjesë e aktiviteteve në kuadër të projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, mbajti dy trajnime për përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Trajnimet u mbajtën më 16 dhe 20 shkurt 2024 në Shkup dhe në to morën pjesë gjithsej 35 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Në trajnimet njëditore, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile u njohën me bazat e Indeksit të Hapjes.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit morën njohuri për qasjen në informatat me karakter publik, transparencën e institucioneve të sektorit publik dhe të dhënat e hapura; integritetin e institucioneve publike dhe rolin e organizatave joqeveritare në ndërtimin e integritetit institucional të organeve publike, si dhe për planifikimin strategjik.

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.

Ndaje: