EDRI
Rregullativa e BE-së për mbrojtjen e të dhënave ngec përsëri
19.12.2013
Më 6 dhjetor 2013, ministrat për drejtësi të BE-së përsëri bënë hapa mbrapa në miratimin e Rregullativës për mbrojtjen e të dhënave në BE. Komisari për drejtësi i BE-së, Vivien Reding këtë ditë e konsideron dëshpëruese për privatësinë e të dhënave. Çka ndodhi kësaj radhe? “Ministrat nuk deshën të marrin vendime të shpejtuara”, deklaroi para gazetarëve ministri lituanez për drejtësi, Juozas Bernatonis. Shkak për shtyrjen si duket është i ashtuquajturi parim njësportel me të cilin harmonizohet marrja e vendimeve në BE. Hubert Ligal, shef i shërbimit juridik të Këshillit të Evropës, deklaroi se me këtë parim minohen të drejtat e njeriut të qytetarëve. “Problemi me rezultatet që i fitoni në aspekt të respektimit të funksionimit të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, ndërsa unë si këshilltar juridik patjetër duhet t’u tregoj se ajo është një rezultat shumë i keq”. Ligal konsideron se me sistemin njësportel të BE-së, qytetarët e BE-së, të dhënat e të cilëve janë përdorur gabimisht nga ana e një kompanie me seli në një vend tjetër anëtar të BE-së, do të ballafaqohen me pengesa gjuhësore dhe financiare që do t’i dekurajojnë për të shkuar në gjyq. Reding reagoi duke thënë se tani bisedimet duhet të jenë në fazë “politike” në vend të fazës “juridike”, duke e potencuar faktin se legjislacioni aktual për mbrojtjen e të dhënave është i fragmentuar, jokonsistent, dhe se duhet të korrigjohet. Ajo insistoi se shqyrtimi juridik