
Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OJQ-ve të “ACTION SEE”, e përgatiti studimin më të ri të politikave publike, ku e analizojmë nivelin e transparencës, shkallën e hapjes dhe të llogaridhënies së pushtetit gjyqësor në Ballkanin Perëndimor.
Përmes këtij vizualizimi janë paraqitur disa nga gjetjet kryesore të hulumtimit të shkallës së hapjes së pushtetit gjyqësor në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut. Sipas indeksit të hapjes, gjykata më e hapur në Maqedoninë e Veriut është Gjykata Supreme. Mirëpo, Prokuroria Publike përmbush vetëm 4% të treguesve të shkallës së hapjes, dhe përsëri është e fundit në rajon.
Analizën e plotë mund ta gjeni këtu.