Menyja

Mbahet diskutimi në panel në Sarajevë: “Përdorimi i teknologjisë dhe novacioneve si vegla për promovim dhe vendosje të qeverisjes së mirë”

Përdorimi i teknologjisë dhe novacioneve si vegla për promovim dhe vendosje të qeverisjes së mirë – kjo ishte tema kryesore e punëtorisë që u mbajt në Sarajevë më 28 maj 2016, si njëra nga ngjarjet kryesore të konferencës POINT 5.0 të organizuar nga rrjeti i ACTION SEE dhe partnerët e tij.

 

13246212_1069154529810999_3622259330293960714_o

 

Në këtë punëtori u përmendën mënyrat potenciale për përmirësimin e llogaridhënies qeveritare dhe të qeverisjes së mirë duke i përdorur teknologjitë e reja dhe statusi aktual i qeverisjes së mirë në Bosnje dhe Hercegovinë. Panelistë në pjesën e parë të kësaj punëtorie ishin Adis Muhoviq nga Fondacioni “CPU” nga BdheH dhe Darko Bërkan nga SHQ “Zashto ne”; ndërsa Mikal Shkop nga “Kohovolit”, Dushan Jordanoviq nga “CRTA”, Milena Gvozdenoviq nga “CDT”, Ana Peniazko nga Instituti sllovak për qeverisje, Ondrej Galo nga Fondacioni “Pontis” dhe Dona Xhambaska nga “Metamorfozis” ishin panelistë në pjesën e dytë.

 

13301337_1069155173144268_1847410556586874335_o

 

Аdisa Muhoviq e filloi punëtorinë duke folur për sfidat me të cilat ballafaqohet Bosnja në lidhje me qeverisjen e mirë. Ai poashtu foli për reformat aktuale ekonomike dhe sociale në vend, si dhe për statusin e tyre. Darko Bërkan foli për situatën që ndërlidhet me kompleksitetin e marrjes së vendimeve dhe efektin që e ka qeveria aktuale e BdheH-së mbi qeverisjen e mirë. “Nivelet e shumta dhe gjyqësia e ndarë lënë përshtypje se nuk ka llogaridhënie dhe se ka mungesë të qeverisjes së mirë” – deklaroi Darko.

 

13305195_1069155469810905_7162602452687932871_o

 

Pjesa e dytë e diskutimit në panel ishte përzierje e përvojave pozitive të dy rajoneve në lidhje me qeverisjen e mirë dhe mënyrat në të cilat kjo mund të përmirësohet duke e përdorur teknologjinë. Pjesëmarrësit e dy rajoneve këmbyen informata për sfidat me të cilat ballafaqohen, si dhe këshilla për zgjidhjen e tyre.

 

13350268_1069155509810901_7766452987605497934_o

 

13301330_1069155809810871_724012808716248729_o

 

Qëllimi i projektit ACTION VISEGRAD SEE është рromovimi i një shoqërie dinamike qytetare e cila në mënyrë efektive do t’i mobilizojë qytetarët për përfshirje aktive në çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë, dhe e cila do të ndikojë në politikat dhe proceset e marrjes së vendimeve në nivel nacional dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor.

 

Projekti ACTION SEE mbështetet nga:

visegrad_fund_logo_blue

dhe 

qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë