Vizualizim – shkalla e hapjes së pushtetit gjyqësor në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut

Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OJQ-ve të “ACTION SEE”, e përgatiti studimin më të ri të politikave publike, ku e analizojmë nivelin e transparencës, shkallën e hapjes dhe të llogaridhënies së pushtetit gjyqësor në Ballkanin Perëndimor.

Përmes këtij vizualizimi janë paraqitur disa nga gjetjet kryesore të hulumtimit të shkallës së hapjes së pushtetit gjyqësor në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut. Sipas indeksit të hapjes, gjykata më e hapur në Maqedoninë e Veriut është Gjykata Supreme. Mirëpo, Prokuroria Publike përmbush vetëm 4% të treguesve të shkallës së hapjes, dhe përsëri është e fundit në rajon.

Analizën e plotë mund ta gjeni këtu.

Strategjia për Transparencë e Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministres për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. Fushat prioritare, sipas Strategjisë, janë: avancimi i transparencës aktive, avancimi i qasjes në informata me karakter publik, avancimi i transparencës fiskale të Qeverisë […]

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda”

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda” është një përmbledhje e rëndësishme për këdo që dëshiron të kuptojë fushën komplekse të dezinformimit, e cila po përhapet me shpejtësi të madhe vitet e fundit. Një sërë tekstesh, artikujsh botohen në një vend, kontrollime faktesh, analiza dhe rishikime, të cilat i referohen vitit 2023. Ky botim […]