Rekomandime për përmirësimin e gjendjes – Shkalla e hapjes së pushtetit lokal në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut

Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerët nga rrjeti rajonal i OJQ-ve të “ACTION SEE”, e përgatiti studimin më të ri të politikave publike, ku e analizojmë nivelin e transparencës, shkallën e hapjes dhe të llogaridhënies së pushtetit lokale në Ballkanin Perëndimor.

Pushteti lokal në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmbush vetëm 25% të treguesve të shkallës së hapjes, analizuar sipas fushave të transparencës, qasjes, integritetit dhe efikasitetit. Ky vlerësim mesatar, i cili është dukshëm më i ulët se mesatarja e rajonit, tregon një nivel të ulët të angazhimit dhe të përkushtimit nga komunat për përmbushjen e standardeve të hapjes. Ky indeks tregon gjendjen alarmante të hapjes së pushtetit lokal, duke pasur parasysh thelbin e ekzistencës së komunave, të cilat duhet të jenë në shërbim të qytetarëve; transparencën ta bazojnë në të dhëna dhe informata të hapura; të kenë procedura të qarta për vendimmarrjen me pjesëmarrje, si dhe procedura të qarta për marrjen e shërbimeve publike; por edhe të shpjegojnë me përgjegjësi se për çka i kanë përdorur paratë publike që i kanë pasur në dispozicion dhe si e kanë përmirësuar jetën e komunitetit.

Gjithë dokumentin mund ta lexoni në këtë link.

Strategjia për Transparencë e Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministres për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. Fushat prioritare, sipas Strategjisë, janë: avancimi i transparencës aktive, avancimi i qasjes në informata me karakter publik, avancimi i transparencës fiskale të Qeverisë […]

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda”

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda” është një përmbledhje e rëndësishme për këdo që dëshiron të kuptojë fushën komplekse të dezinformimit, e cila po përhapet me shpejtësi të madhe vitet e fundit. Një sërë tekstesh, artikujsh botohen në një vend, kontrollime faktesh, analiza dhe rishikime, të cilat i referohen vitit 2023. Ky botim […]