Observatori I agjendës digjitale 2021, Raport përmbledhës mbi progresin e agjendës digjitale në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi

Digjitalizimi në të gjitha sferat dhe për të gjitha grupet shoqërore (pa përjashtim) është një mekanizëm efikas për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Kjo nënkupton përmirësimin e punës digjitale dhe efikasitet më të madh të institucioneve, organizatave dhe subjekteve tjera shoqërore. Agjenda Digjitale (AD) mbulon zhvillimin e shoqërisë informatike në kuptimin e gjerë. Për të ngritur çështjet e AD-së në Ballkanin Perëndimor, aktualisht po zbatohet projekti “Rritja e Pjesëmarrjes Qytetare në AD – ICEDA” me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian (BE).

Edhe pse tema e AD-së si nismë mbulon disa aspekte, aktivitetet dhe kërkimet e projektit ICEDA janë të fokusuara kryesisht në zbatimin e: e-qeverisë, ngritjes së vetëdijes së publikut, edukimit digjital dhe pjesëmarrjes qytetare. Në këtë kornizë, në periudhën mars – maj 2021, është kryer një hulumtime në përputhje me studimin bazë (të kryer në periudhën maj – qershor 2020) në secilin nga vendet e synuara të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi. Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Qëllimi i hulumtimit është të matet progresi në lidhje me gjendjen fillestare të fushave që lidhen me AD-në. Analiza rezultoi në një raport që trajton tema që lidhen me kapitujt e legjislacionit të BE-së që lidhen me AD-në, gjegjësisht Kapitulli 10, me titull “Shoqëria e Informacionit dhe Mediat”.

Konkretisht, ky dokument është një raport përmbledhës mbi progresin e AD-së në secilin prej vendeve të synuara në Ballkanin Perëndimor, i cili ofron një pasqyrë krahasuese të situatës aktuale në këtë fushë. Informacione më konkrete për secilin vend mund të gjenden në raportet individuale të vendeve, lidhjet e të cilave janë dhënë në seksionin “Udhërrëfyesi” të këtij dokumenti.

Ky publikim është përgatitur me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtjet e këtij publikimi janë përgjegjësi e vetme e partnerëve të projektit ICEDA dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Strategjia për Transparencë e Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministres për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. Fushat prioritare, sipas Strategjisë, janë: avancimi i transparencës aktive, avancimi i qasjes në informata me karakter publik, avancimi i transparencës fiskale të Qeverisë […]

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda”

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda” është një përmbledhje e rëndësishme për këdo që dëshiron të kuptojë fushën komplekse të dezinformimit, e cila po përhapet me shpejtësi të madhe vitet e fundit. Një sërë tekstesh, artikujsh botohen në një vend, kontrollime faktesh, analiza dhe rishikime, të cilat i referohen vitit 2023. Ky botim […]