studiska_poseta_kardif_2018_2

Një delegacion prej 12 përfaqësuesve të organizatave qytetare, nga dy vetë prej secilit vend të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia), së bashku me përfaqësues të Fondacionit Westminster nga Beogradi dhe Londra i vizituan Kardifin dhe Edinburgun që të takohen me anëtarët e Parlamentit të Uellsit dhe të Skocisë, si dhe me përfaqësuesit e organizatave të atjeshme qytetare, që merren me të dhënat e hapura dhe transparencën.

Vizita studimore kishte për qëllim t’u tregojë anëtarëve të delegacionit se si organizatat qytetare punojnë me parlamentet e Mbretërisë së Bashkuar, si i realizojnë iniciativat e tyre për përfaqësim dhe si kërkojnë llogari prej tyre.

Kishim mbështetje të madhe nga partnerët tanë në Parlamentin e Uellsit, e veçanërisht nga Parlamenti i Skocisë. Përveç takimeve në Parlament, delegacioni u takua me organizata relevante qytetare dhe përfaqësues të qeverisë. Pjesëmarrësit e shprehën interesimin e tyre gjatë këtyre takimeve, dhe kishin dëshirë të mësojnë nga praktikat britanike për atë se si t’u japin shtytje institucioneve qeveritare. Poashtu, pjesëmarrësit kishin mundësi të dëgjojnë se si institucionet qeveritare britanike komunikojnë me publikun. Delegacioni u takua me anëtarët e të dy parlamenteve.

Ky aktivitet kontribuoi që anëtarët e rrjetit ACTION SEE të fitojnë njohuri të reja për atë se si t’i realizojnë iniciativat e tyre për përfaqësim, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me transparencën dhe institucionet e hapura.

studiska_poseta_kardif_2018

Ndaje: