Në kuadër të Programit për Aktivizëm Digjital, i zbatuar nga TechSoup dhe partnerët e tij në Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL) që nga viti 2018, është duke u zhvilluar një aktivitet kyç që fokusohet në mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) për të qenë më rezistente ndaj dezinformatave. TechSoup dhe partnerët besojnë se për të sjellë ndryshime, së pari duhet të diagnostikojmë nevojat e organizatave që i mbështesim dhe të analizojmë situatën aktuale shoqërore-politike në vendet ku punojmë. Ky besim është thelbësor për formimin e bazës për të gjitha aktivitetet e projekteve të ardhshme.
Ndryshimi është një tipar i qenësishëm i peizazhit të dezinformatave, i cili ndikon ndjeshëm në kontekstin dinamik në të cilin veprojnë organizatat e shoqërisë civile. Kjo kërkon që ne të jemi të shkathët në hartimin e ndërhyrjeve që i plotësojnë kërkesat unike të audiencës sonë. Çelësi për arritjen e kësaj qëndron në hulumtimin dhe krijimin e raporteve për dezinformatat dhe hartëzimin e shoqërisë civile, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e të kuptuarit tonë të kontekstit lokal të shoqërisë civile dhe të veçorive të nuancuara të peizazhit të dezinformatave në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Raportet për dezinformatat dhe hartëzimin e shoqërisë civile kanë qenë të rëndësishme për të hedhur dritë mbi tendencat, narrativet, burimet dhe objektivat e dezinformatave, së bashku me sfidat me të cilat përballet shoqëria civile. Ato gjithashtu i theksojnë nevojat dhe mangësitë e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në trajtimin e dezinformatave dhe më gjerë.
Janë përgatitur katër raporte rajonale për hartëzimin e dezinformatave dhe të shoqërisë civile – të fokusuara në Ballkanin Perëndimor, Vishegradin, Detin e Zi dhe Baltikun. Këto raporte rajonale paraqesin një pasqyrë gjithëpërfshirëse të peizazhit të dezinformatave në rajonet e tyre përkatëse. Ata e shtjellojnë edhe luftën në Ukrainë dhe dezinformatat lidhur me të, si dhe përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile në mbështetjen e vendit dhe refugjatëve. Raportet për hartëzimin rajonal të dezinformatave dhe shoqërisë civile u krijuan si një përpjekje e përbashkët në kuadër të programit nga organizatat partnere të TechSoup me mbështetjen e Google.org, përkatësisht Fondacionit NIOK (që e mbulon Hungarinë), Funky Citizens (që e mbulon Rumaninë, Bullgarinë dhe Moldavinë), Fondacioni Metamorfozis (që e mbulon Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën), Iniciativa për Rezistencën Qytetare – CRI (që e mbulon Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë), PDCS (që e mbulon Sllovakinë) dhe VIA Association/ Sdruzení VIA (që e mbulon Republikën Çeke).
Qëllimi ynë është të ofrojmë një kuptim gjithëpërfshirës dhe të bazuar në të dhëna të peizazhit të dezinformatave dhe mënyrën se si ai ndikon në shoqërinë civile. Këto raporte për hartëzimin rajonal të dezinformatave dhe të shoqërisë civile shërbejnë si mjete të vlefshme, duke u mundësuar organizatave të përshtatin strategjitë e tyre dhe të bashkëpunojnë në mënyrë efikase në luftën kundër dezinformatave.
Raporti për Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Serbinë është në dispozicion në linkun në vijim.
Ndaje: