Në kuadër të rrjetit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore dhe përmes projektit Using New Media to Promote Government Transparency të financuar nga Fondi Kombëtar për Demokraci (National Endowment for Democracy), nisi vala e katërt e matjes së hapjes së pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në katër vende të rajonit (Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Mal të Zi) përmes Indeksit të shkallës së hapjes.

Indeksi i shkallës së hapjes është një tregues i përbërë, që e përcakton shkallën e hapjes së institucioneve shtetërore të Ballkanit Perëndimor ndaj qytetarëve dhe shoqërisë, dhe është krijuar për ta përcaktuar shkallën në të cilën qytetarët e Ballkanit Perëndimor marrin informacione të përshtatshme dhe të kuptueshme nga institucionet.

Për ta matur shkallën e hapjes institucionale, partnerët e rrjetit ACTION SEE, duke i ndjekur standardet ndërkombëtare, rekomandimet, si dhe shembujt e praktikës së mirë, i monitorojnë institucionet sipas treguesve specifikë sasiorë dhe cilësorë, si për shembull: qasja në informacione në ueb-faqet zyrtare të institucioneve, cilësia e kornizës ligjore për çështje të caktuara, burimet e tjera të informimit të publikut, të dhënat e publikuara për punën e institucionit, furnizimet publike, informatat për shpenzimin e parave publike, etj.

Në bazë të rrethit të tretë të matjeve të kryera gjatë vitit 2018-2019, në kuadër të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore të financuar nga Bashkimi Evropian u përgatit edhe publikimi “Udhërrëfyes për qeverisje të mirë për institucionet shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili, përveç konkluzioneve kryesore për shkallën e hapjes së institucioneve të veçanta, përmban edhe rekomandime konkrete dhe hapa për ta përmirësuar hapjen e tyre.

 

Projektin Using New Media to Promote Government Transparency e zbaton Fondacioni Metamorphosis, së bashku me partnerët e tjerë në rajon, Qendra për Tranzicion Demokratik (Mali i Zi), Shoqata qytetare “Zashto ne? (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA (Serbi).

Ndaje: