Të nderuar,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të jeni pjesë e konferencës “Mbrojtja e privatësisë në epokën digjitale: në kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta” që do të mbahet të enjten, më 19 tetor 2023, në Hotelin Arka në Shkup, në ora 10:00. Konferencën e organizojmë me mbështetjen e Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit “Mbrojtja teknike dhe e integruar e të dhënave personale – ndërtimi i ekosistemit digjital inkluziv”, i realizuar nga Fondacioni Metamorfosis dhe Shoqata Konekt.

Pjesëmarrësit e konferencës do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të mësojnë diç më shumë për mbrojtjen e të drejtave digjitale dhe aktivitetet e aktorëve të ndryshëm që synojnë promovimin dhe zhvillimin më të madh të kapaciteteve për mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave të tjera të njeriut në internet. Gjithashtu, në konferencë do të shkëmbehen përvojat e oficerëve për mbrojtjen e të dhënave personale të cilët ishin pjesë e aktiviteteve të projektit. Agjendën e plotë të konferencës mund ta gjeni në këtë link.

Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në konferencë është më se i mirëpritur. Pjesëmarrja nuk paguhet, por numri i pjesëmarrësve është i kufizuar dhe lusim të gjithë ata që duan të jenë pjesë e saj të plotësojnë formularin e disponueshëm në këtë link: Linku për paraqitje.

Konferenca do të jetë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze dhe gjithashtu do të ketë edhe përkthim në kohë reale.

Për pjesëmarrësit që vijnë nga jashtë qytetit të Shkupit, shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje në evenimentin do të mbulohen nga Fondacioni Metamorfosis. Për t’i rimbursuar mjetet, do të duhet që të na i dërgoni faturat dhe biletat origjinale të udhëtimit.

Njoftim për privatësi: Evenimenti do të incizohet dhe incizimi do të ngarkohet në kanalin YouTube të Fondacionit Metamorfozis pas përfundimit të evenimentit, do të shpërndahet në faqet e internetit dhe në rrjetet sociale të partnerëve të projektit dhe do të ndahen me donatorin për qëllime të raportimit të projektit. Në këtë eveniment, gjithashtu, do të bëhen edhe fotografi, të cilat do të shpërndahen në faqet e internetit dhe rrjetet sociale të partnerëve të projektit, si dhe do t’i dorëzohen donatorit për qëllime të raportimit të projektit.

I presim paraqitjet tuaja!

Ndaje: