Rrjeti ACTION SEE – Rrjeti për Përgjegjësi, Teknologji dhe Hapje të Institucioneve në Evropën Juglindore me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Demokraci (NDI) përmes projektit Përdorimi i Mediave të Reja për të Promovuar Transparencën e Qeverisë (Using New Media to Promote Government Transparency), filloi rrethi i shtatë e matjeve të hapjes së autoriteteve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në katër vende të rajonit (Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi) përmes Indeksit të hapjes.

Indeksi i hapjes është një tregues i përbërë që për 6 vjet me radhë e përcakton shkallën e hapjes së institucioneve shtetërore nga Ballkani Perëndimor ndaj qytetarëve dhe shoqërisë, dhe është krijuar për të përcaktuar se në çfarë mase qytetarët e Ballkanit Perëndimor marrin informacion të përshtatshëm dhe të kuptueshëm nga institucionet.

Për të matur shkallën e hapjes së institucioneve, partnerët e rrjetit ACTION SEE, duke ndjekur standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare, si dhe shembujt e praktikave të mira, i monitorojnë institucionet sipas treguesve të veçantë sasiorë dhe cilësorë, si për shembull: qasja në informacione në ueb-faqet zyrtare të institucioneve, cilësia e kornizës ligjore për çështje të caktuara, burime të tjera të informimit të publikut, të dhëna të publikuara për punën e institucionit, prokurimet publike, informacione për shpenzimin e parave publike etj.

Në bazë të rrethit të gjashtë të matjeve që është kryer gjatë viteve 2021-2022, u përgatit edhe publikimi “Vlerësimi i qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes – Kuvendi dhe Pushteti ekzekutiv”, i cili përveç përfundimeve kryesore për hapjen e institucioneve të veçanta, përmban edhe rekomandime dhe hapa konkretë për përmirësimin e hapjes së tyre.

Projekti Përdorimi i Mediave të Reja për të Promovuar Transparencën e Qeverisë zbatohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri, “Metamorfozis”, së bashku me partnerë të tjerë nga rajoni, Qendra për Tranzicion Demokratik (Mali i Zi), Shoqata Qytetare “Zashto ne?” (Pse jo?) (Bosnjë dhe Hercegovinë) dhe Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Përgjegjësi – CRTA (Serbi).

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.

Ndaje: