Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare, vlerësoi gjendjen e qeverisjes së mirë në njësitë të vetëqeverisjes lokale (NjVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar në bazë të Indeksit të Hapjes.
Hulumtimi për vitin 2021 zbuloi se shumica e komunave nuk punojnë sa duhet për t’i përmbushur standardet e hapjes. Rezultatet e fushave të ndryshme tregojnë se NJVL-të zbatojnë standarde të ulëta për konsultim, transparencë, monitorim dhe kontroll në punën e tyre. Hapja mesatare e komunave për vitin 2021 është e ulët, vetëm 25%
Indeksi i hapjes tregoi se në matjen për vitin 2021 rezultate më të mira kanë komuna e Ohrit (51%), Vasilevës (48%) dhe Koçanit (48%), ndërsa në vend të fundit është komuna e Pllasnicës (3%).
Raporti i plotë për vitin 2021 është në dispozicion në linkun e mëposhtëm.
Ndaje: