Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës zbatoi aktivitete për ofrimin e mbështetjes për pesë institucione të reja shtetërore për publikimin e të dhënave të hapura.

Mbështetja për hapjen e grupeve të të dhënave të institucioneve të pushtetit qendror realizohet në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, ndërsa aktiviteti konkret zbatohet për herë të dytë, gjegjësisht në vitin 2021 u përfshinë pesë institucione të reja, të ndryshme nga mbështetja e cila u realizua në vitin 2020.

Gjatë vitit 2021, është ofruar mbështetje për hapjen e grupeve të të dhënave për pesë institucionet e mëposhtme:

  • Byroja për Furnizime Publike
  • Instituti i Shëndetit Publik
  • Ministria e Arsimit dhe Shkencës
  • Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, dhe
  • Ministria e Punëve të Brendshme.

Për sa kohë zgjati mbështetja, ka pasur komunikim të rregullt me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, i cili për shkak të situatës me virusin Kovid19 është realizuar kryesisht online.

Zyrtarët për të dhënat e hapura, si dhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve janë konsultuar rregullisht me ekspertët kombëtarë të të dhënave të hapura, ekipin e Fondacionit Metamorfozis dhe ekspertët nga MSHIA-ja, me qëllim që të ofrohen grupe më të mira të dhënash për qytetarët dhe të përmirësohen proceset dhe procedurat e brendshme në vetë institucionet.

Fragment nga një grup i të dhënave të hapura nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë

 

Suksesi i procesit, i cili në masë të madhe varej nga angazhimi dhe bashkëpunimi i përfaqësuesve të institucioneve, u tregua edhe përmes rezultateve përfundimtare dhe procedurave të miratuara: të gjitha institucionet miratuan Procedurë për të dhënat e hapura; bënë katalogimin e grupeve të të dhënave nën juridiksionin e tyre; dhe bënë prioritizimin e grupeve të të dhënave nga Katalogu i institucionit.

Më poshtë mund të shihni videon e shkurtër që i nxjerr në pah rezultatet kryesore të procesit të mbështetjes së institucioneve në vitin 2021.

Ndaje: