Fondacioni Metamorfozis është duke punuar në mënyrë aktive për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në nivel qendror dhe lokal dhe si pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV”, kryen aktivitete për avancimin e hapjes së institucioneve përmes hulumtimit, zhvillimit të kapaciteteve dhe zhvillimit të mjeteve.

Fondacioni Metamorfozis mori pjesë në grupin e punës dhe ofroi mbështetje teknike për përgatitjen e Strategjisë së re për Transparencë dhe për të shtatin vit radhazi e monitoron hapjen e institucioneve përmes Indeksit të Hapjes. Indeksi i Hapjes është një grup i përbërë treguesish që e matin performancën e pushtetit ekzekutiv në fushën e qeverisjes së mirë me fokus në katër shtylla: qasshmëria, vetëdijesimi, integriteti dhe transparenca, me një temë horizontale – të dhënat e hapura.

Fondacioni Metamorfozis planifikon dy trajnime bazë njëditore për përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të cilat i promovojnë parimet e Indeksit të Hapjes. Trajnimi i parë është planifikuar të mbahet më 16 shkurt në Shkup, ndërsa trajnimi i dytë është planifikuar për 20 shkurt, po ashtu në Shkup. Për pjesëmarrësit që vijnë nga jashtë Shkupit do të mbulohen shpenzimet e udhëtimit në shumën e biletës kthyese të autobusit.

Qëllimi i trajnimeve është njohja e përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile me bazat dhe parimet e Indeksit të Hapjes.

Formulari për paraqitje gjendet në këtë link.

Paraqitja e pjesëmarrësve bëhet deri të mërkurën (14 shkurt), në ora 14:00. Pjesëmarrësit e regjistruar do të përzgjidhen në një nga dy terminet sipas radhës së regjistrimit.

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.

Ndaje: