Fondacioni Metamorfozis së bashku me organizatën “Njohuri të përbashkëta” organizuan një punëtori për platformën Wikidata. Punëtoria u mbajt më 27 shtator 2022 (e martë) në periudhën nga ora 15:00 deri në orën 19:00 në Shtëpinë e Evropës (Europe House) në Shkup.

Në punëtori morën pjesë një duzinë njerëzish që tashmë punojnë ose janë duke u trajnuar në fushën e të dhënave të strukturuara, njerëz që merren me përmbajtje të lirë dhe të dhëna të hapura, njerëz të fushës së shkencave të informacionit, por edhe individë që duan të fitojnë aftësi për redaktim dhe përdorim të platformës Wikidata.

Në punëtori u diskutua për atë se si të krijohen wiki-tema në Wikidata, si të futen të dhëna të strukturuara brenda kornizës së një wiki-teme ekzistuese ose të krijuar rishtazi, si mund të lidhet një wiki-temë me një artikull përkatës të Wikipedia-s.

Rreth bashkë-organizatorit “Njohuri të përbashkëta”

“Njohuri të përbashkëta” është një shoqatë e regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe është një degë e Fondacionit Wikimedia, në aspekt hierarkik e quajtur grup përdoruesish në kuadër të Wikimedia. Ajo ekziston që nga marsi i vitit 2014 me qëllim të shumëzimit të artikujve të Wikipedia-s në gjuhën maqedonase, por edhe në Wikipedia-t në gjuhë të tjera, si dhe për shumëfishin e përmbajtjeve të lirë në forma të ndryshme në platforma të tjera që i përkasin Fondacionit Wikimedia (Thesari, Wikidata, Wikisources, Wikiquotes, Wikibooks, Wiktionary, Wikiuniversities, Wikiviews, Wikitravels).

Ndaje: