Me kërkesën tonë, sot, më 20 maj, u mbajt një takim me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në të cilin u prezantua projekti Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, në të cilin Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) është partner i asociuar.

Në takim, nga ane MSHIA-së, përveç Ministrit Damjan Mançevski, morën pjesë edhe Marija Tegovska – Këshilltare Speciale për Marrëdhënie me Publikun dhe Elena Mançeva – Këshilltare e Ministrit për Mbështetje të TI-së, ndërsa përfaqësues të Fondacionit Metamorfozis të pranishëm në takim ishin Bardhyl Jashari – Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis dhe Milla Josifovska Danillovska – menaxhere e programit për llogaridhënie shoqërore dhe të drejtat e njeriut në internet.

Në takim u diskutua për rëndësinë e shtuar të projektit gjatë pandemisë, që më tej do të reflektohet në avancimin e e-shërbimeve dhe alfabetizmit digjital të qytetarëve, si dhe për sinergjitë e mundshme midis institucioneve dhe shoqërisë civile dhe aktivitete të përbashkëta që mund të realizohen në kornizat e projektit.


Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale – ICEDA” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë). Projekti realizohet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: