Në kuadër të Projektit të USAID për pjesëmarrjen qytetare, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, organizuan një takim fillestar online për zbatimin e aktiviteteve për hapjen e të dhënave të katër institucioneve shtetërore.
Në takimin e mbajtur më 26 maj 2022, u prezantuan aktivitetet e planifikuara për t’u realizuar në Agjencinë e Punësimit, Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor, dhe u prezantua korniza kohore për mënyrën e realizimit të aktiviteteve.
Në periudhën e ardhshme, Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të Projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare, në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të sigurojë asistencë teknike për institucionet e lartpërmendura për ta përmirësuar përdorimin e të dhënave të hapura.
Ndaje: