Fondacioni Metamorfozis është duke punuar në mënyrë aktive për përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në nivel qendror dhe lokal dhe si pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV”, kryen aktivitete për avancimin e hapjes së institucioneve përmes hulumtimit, zhvillimit të kapaciteteve dhe zhvillimit të mjeteve.

Fondacioni Metamorfozis mori pjesë në grupin e punës dhe ofroi mbështetje teknike për përgatitjen e draft Strategjisë së re për Transparencë dhe për të shtatin vit radhazi e monitoron hapjen e institucioneve përmes Indeksit të Hapjes. Indeksi i Hapjes është një grup i përbërë treguesish që e matin performancën e pushtetit ekzekutiv në fushën e qeverisjes së mirë me fokus në katër shtylla: qasshmëria, vetëdijesimi, integriteti dhe transparenca, me një temë horizontale – të dhënat e hapura.

Më 24 nëntor, në ambientet e Dhomës Publike, Fondacioni Metamorfozis zhvilloi trajnimin e parë nga dy trajnimet e avancuara njëditore për nëpunësit shtetërorë, të cilat i promovojnë parimet e Indeksit të Hapjes.

Qëllimi i trajnimit ishte t’i përgatisë nëpunësit shtetërorë me mjete dhe metoda që shërbejnë për të përmirësuar hapjen e institucioneve të tyre përkatëse.

Aktivitetet janë pjesë e projektit “Transparenca dhe Llogaridhënia e Institucioneve Shtetërore në RMV“, i cili zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni.

Ndaje: