Analiza e dezinformatave lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Përse një numër shumë i madh qytetarësh, por edhe gazetarësh, politikanësh, profesorësh dhe personalitetesh tjera publike, ranë nën ndikimin e dezinformatave lidhur me Kovid-19 gjer në atë shkallë sa edhe vetë luajtën rol aktiv në përhapjen, ndryshimin dhe shpërndarjen, riaftësimin dhe trillimin e tyre?

Kjo dukuri që paraqet problem të nivelit botëror, në veçanti u shpreh në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në shoqërinë ekstremisht të polarizuar, ku niveli i lirisë së medieve dhe kultura politike janë të mbarsura me pasojat e periudhës së shtetit të zënë peng nga propaganda e pandërprerë populiste.

Studimi “Analiza e dezinformatave të lidhura me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut” bën ndërprerjen e

prirjeve të dezinformatave që i pengojnë përpjekjet për ndaljen e përhapjes së pandemisë gjatë vitit 2020 dhe i forcon faktorët që i kontribuojnë varshmërisë së qytetarëve ndaj manipulimeve të llojllojshme mediatike e politike, si dhe teorive konspirative dhe keqpërdorimeve komerciale të frikës nëpërmjet pseudomjekëve. Si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, RMV ka karakteristika të ngjashme me vendet në tranzicion, që nga nevoja e madhe për reforma dhe modernizim të sistemit arsimor dhe përtëritja e sistemit shëndetësor si bazë për kthimin e besimit në institucionet shtetërore.

Shqyrtimet dhe udhëzimet e fituara prej këtij studimi kanë rëndësi më të gjerë, sepse janë të zbatueshme në të gjitha meset me kushte të ngjashme, por edhe në demokracitë e zhvilluara që rrezikohen nga prapakthimi nëse lejohet marrja e pushtetit nga lëvizjet jodemokratike, joliberale dhe ekstreme, që si armë politike e shfrytrëzojnë frikësimin.

Nëpërmjet analizës kuantitative dhe kualitative të pothuajse pesëqind artikujve dhe ligjëratave konkrete shkencore, studimi ofron kahje sesi një shoqëri, nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë faktorëve, si dhe nëpërmjet shfrytëzimit të anëve të forta të sektorit shtetëror, bashkësisë akademike, medieve, shoqërisë qytetare dhe angazhimit të shtuar të vetë qytetarëve, me shfrytëzimin e mjeteve digjitale duhet ta kundërshtojë infodeminë dhe ta mbrojë shëndetin dhe jetën e më të afërmve.

Në këtë rast, me rëndësi vendimtare është theksimi I domosdoshmërisë së qasjes sistematike për kultivimin e kulturës së mendimit të lirë dhe dialogut shoqëror në të gjitha nivelet. Duke e pasur parasyshë polarizimin e lartë, gjatë përgatitjes së intervenimit kundër dezinformatave është me rëndësi të sillen vendime të mbështetura në fakte me shtimin e rolit të gazetarëve dhe shkencëtarëve.

Kjo analizë e përgatitur dhe e zbatuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet fondacioneve “Fridrih Nauman” dhe “Metamorfozis” mbështetet në përvojat e drejtpërdrejta të projekteve “Me mendim kritik gjer te qytetarët me shkathtësi mediatike – Kri Think”, shërbimin për verifikimin e fakteve “Vërtetmatës”, agjencinë e lajmeve Meta.mk dhe portalin për lajme në gjuhë shqipe Portalb.mk, si dhe në informacionet për aktivitete të gjithë faktorëve të përmendur, të cilët në periudhën e kaluar, iu kundërvunë infodemisë në mënyra të ndryshme.

MburojaKibernetike: Qytetarë të Fuqizuar për Rezistencë Kibernetike

Vlerësimi i nivelit të zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (2023-2026) në periudhën janar 2024 – janar 2025

Në dhjetor të vitit 2023, Qeveria e miratoi Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me Plan Veprimi 2023 – 2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. Strategjia u përgatit përmes një procesi të gjerë dhe gjithëpërfshirës, në të cilin u përfshinë përfaqësues nga […]

FINANCIMI SHTETËROR NË MAQEDONINË E VERIUT: SISTEM MË I DREJTË, MË I FORTË DHE MË TRANSPARENT

Kjo përmbledhje e politikave bazohet në gjetjet e një studimi të thelluar mbi reklamat politike të paguara gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024.[1] Dokumenti synon të identifikojë zgjidhje të qëndrueshme dhe realiste, afatgjata për të përmirësuar sistemin e financimit politik në vend. Dhe, ndërsa jemi përqendruar në përdorimin e financimit indirekt të shtetit përmes mediave […]