mediumski-item-img-1.png

01.04.2011

Promovim i Udhëzuesit “Si deri te politika për privatësi?” në Takimin koordinativ për e-tregti

Më 1 prill 2011, në Klubin për shërbime shtetërore në Shkup, u mbajt promovim i Udhëzuesit “Si deri te politika për privatësi?”, në kuadër të Takimit koordinativ për e-tregti, para përfaqësuesve të e-shitoreve, procesuesve të pagesave, bankave dhe palëve të tjera të interesuara nga fusha e e-tregtisë.

mediumski-item-img-1.png

30.03.2011

Promovim i Udhëzuesit “Si deri te politika për privatësi?” para përfaqësuesve të institucioneve shtetërore

Më 30 mars 2011, në Klubin e organeve shtetërore në Shkup u mbajt promovimi Udhëzuesit për TKI i Metamorfozis nr. 6, “Si deri te politika për privatësi?” i përgatitur në bashkëpunim me Drejtorinë për të dhëna personale në kuadër të projektit Iniciativa për privatësi në internet.

mediumski-item-img-1.png

30.03.2011

Punëtori për modelim kualitativ të marrëveshjeve për furnizim publik të softuerëve dhe politikat për privatësi

Projekti për e-Qeveri i Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) e organizoi punëtorinë e fundit të përbashkët që u dedikohet të punësuarve në organet shtetërore, të cilët janë të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë si koordinatorë të projekteve ose implementues të projekteve nga lëmia e e-Qeverisë. Tema e punëtorisë që u mbajt më 30 mars 2011 në Klubin e deputetëve, ishte “Modelimi kualitativ i marrëveshjeve për furnizim publik të aplikacioneve softuerike”.

mediumski-item-img-1.png

11.03.2011

U mbajt konferenca: “Si deri te komisione më efikase për marrëdhënie ndëretnike”

Më 9 mars 2011 u mbajt konferenca përfundimtare e projektit “Model për komunikim efikas ndërmjet komisioneve për marrëdhënie ndëretnike dhe qytetarëve – MEK”, të cilin e realizojnë Fondacioni Metamorfozis dhe shoqata Vlera të përbashkëta, me përkrahje të Bashkimit Evropian.

mediumski-item-img-1.png

11.03.2011

Lajmërim: Cikël i debateve publike për Politikën kombëtare për softuer të lirë

Fillon faza e dytë e implementimit të projektit për miratim të politikës kombëtare për softuer të lirë. Ky projekt është pjesë e aktiviteteve të Softueri i lirë Maqedoni, i përkrahur nga fondacioni Metamorfozis dhe Ministria për shoqëri informatike.

mediumski-item-img-1.png

23.02.2011

Lajmërim për konferencë

Më 9 mars 2011 (e mërkurë) do të mbahet konferenca përfundimtare e projektit “Model për komunikim efikas ndërmjet Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike dhe qytetarëve – MEK” të cilin e realizojnë Fondacioni Metamorfozis dhe shoqata Vlera të përbashkëta me përkrahje të Bashkimit Evropian. Tema e konferencës do të jetë: “Si deri te komisione më efikase për marrëdhënie ndëretnike (KMN)?” dhe do të mbahet në hotelin “Holidej in” në Shkup.

mediumski-item-img-1.png

18.02.2011

Lajmërim për ngjarje në kuadër të projektit MEK

Në periudhën e ardhshme në kuadër të projektit “Model për komunikim efikas ndërmjet Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike dhe qytetarëve”, do të organizohen më shumë aktivitete edhe atë:

mediumski-item-img-1.png

10.02.2011

Ngjarje me rastin e Ditës evropiane për internet më të sigurtë

8 shkurti ishte dita për internet më të sigurtë, të cilin këtë vit e shënuan 68 vende anembanë botës, në mes të të cilave edhe Maqedonia. Metamorfozis, si edhe çdo vit, edhe sivjet u kyç në mënyrë aktive në aksionin global me moton “Jeta në internet është më shumë se lojë”, duke organizuar ngjarje për fëmijë.

mediumski-item-img-1.png

07.02.2011

Jeta në internet është më shumë se lojë

“Jeta në internet është më shumë se lojë” është tema e ngjarjes që do të mbahet nesër (08.02.2011) me fillim në ora 11 në hapësirat e Info qendrës së BE-së në Shkup. Arsyeja është shënimi i Ditës për internet më të sigurtë. Ngjarja do të zgjasë një orë e gjysmë, dhe do të marrin pjesë rreth 50 nxënës të shkollës fillore.

mediumski-item-img-1.png

28.01.2011

U shënua Dita evropiane për mbrojtje të të dhënave personale

Fondacioni Metamorfozis dhe Drejtoria për mbrojtje të dhënave personale e shënuan Ditën evropiane për mbrojtje të të dhënave personale, 28 janarin, me ngjarje që u mbajt në Info qendrën e BE-së.

mediumski-item-img-1.png

26.01.2011

Prezantim dhe tribunë me rastin e Ditës evropiane për mbrojtje të të dhënave personale

Me rastin e Ditës evropiane të mbrojtjes së të dhënave personale, 28 janarit, Fondacioni Metamorfozis dhe Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale do të organizojnë prezantim dhe tribunë publike me temë “Komunikimi i sigurtë elektronik: fiksion apo realitet”.

mediumski-item-img-1.png

21.01.2011

Njoftim: Shënimi i Ditës së domenit publik në Torino

Më 22 janar 2011, në Torino të Italisë do të mbahet ngjarje ku do të shënohet Dita e domenit publik. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe përfaqësues të fondacionit Metamorfozis.