mediumski-item-img-1.png

24.01.2013

Edhe 5 përfaqësues të tjerë të mediumeve onlajn e kaluan trajnimin për gazetarë

Në periudhën 21-23 janar, në hapësirat e fondacionit Metamorfozis, u mbajt edhe një trajnim për gazetarë, të cilin e ndoqën 5 gazetarë të redaksive: А1оn, Duma.mk dhe korrespodentë të pavarur. Qëllimi i këtyre trajnimeve është rritja e njohurive dhe shkathtësive të gazetarëve me qëllim të adaptimit të tyre me nevojat dhe trendet aktuale të gazetarisë.

mediumski-item-img-1.png

24.09.2012

Punëtori për mediumet qytetare të dedikuara për korrespodentët e radio MOF-it

Të shtunën, më 22.09.2012, në kuadër të trajnimeve që i organizon fondacioni Metamorfozis, në hapësirat e Forumit arsimor rinor në Shkup, përfaqësuesit e këtij fondacioni trajnuan 15 korrespodentë të ardhshëm të qendrave mediatike të Radio MOF-it në Shkup, Tetovë, Strugë dhe Shtip.

mediumski-item-img-1.png

26.06.2012

Punëtori me arsimtarë dhe punëtorë shkencorë me temë – resurset e hapura arsimore

Më 21 qershor, në hapësirat e fondacionit “Metamorfozis” në Shkup, u mbajt punëtori me një grup arsimtarësh dhe punëtorësh shkencorë me temë resurset e hapura arsimore.

mediumski-item-img-1.png

22.06.2012

Mbahet punëtori treditore për tregime digjitale në Strugë

Prej 19 deri më 21 qershor, në Strugë u mbajt punëtori për prezantim digjital të tregimeve në bashkëpunim me organizatën Fridrih Ebert, ku morën pjesë 15 njerëz, të përgatitën 7 video-tregime të ndryshme. Tema e punëtorisë ishte “Shoqërimi në mjedis multietnik”, ndërsa çdo tregim përcjell një porosi specifike që ka të bëjë me jetën në këtë qytet në përgjithësi. Punëtoria u zhvillua sipas metodologjisë standarde për prezantim të tregimeve, kështu që, pasi i përpiluan skenarët, pjesëmarrësit i inçizuan naracionet e tyre në audio format, e pastaj i pasuruan ato me fotografi dhe efekte, që pas video-përpunimit rezultuan me tregime digjitale. Për tregimet, në mes tjerash, u shfrytëzuan materiale që janë në dispozicion nën licencat Creative Commons, ndërsa ata për të cilat u dhanë leje për t’i prezantuar, janë dhënë më poshtë.  

mediumski-item-img-1.png

14.06.2012

Ftesë për paraqitje për të marrë pjesë në trajnimin tremujor për qytetarë-gazetarë në internet

Fondacioni Metamorfozis shpall ftesë për paraqitje të pjesëmarrësve që janë të interesuar të kalojnë nëpër trajnim tremujor për gazetari qytetare në internet. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të mësojnë shkathtësi për krijimin e informatave multimediale, por edhe të njoftohen me rregullat për krijimin e përmabjtjeve në ueb, nëpërmjet trajnimit dhe punës me ekspertë nga kjo lëmi. Procesi i krijimit të qytetarëve-gazetarë do të përbëhet nga dy faza. Në fazën e parë të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër trajnim për mësimin e shkathtësive nga fusha e gazetarisë qytetare në internet, në mes të cilave: Krijimin e përmbajtjeve dhe publikimin e tyre në ueb: Gazetari hulumtuese, rregullat për shkrim në ueb, rregullat për përdorshmëri dhe lexueshmëri, publikimi i përmbajtjeve në ueb. Puna me audio inçizime në internet: Përdorimi i pajisjeve për inçizim, përpunimi i audio inçizimeve, publikimi i audios në ueb. Puna me fotografi në internet: Kompozimi i fotografisë, përdorimi i pajisjeve të ndryshme për fotografim, përpunimi i fotografive, publikimi i fotografive në ueb. Puna me video

mediumski-item-img-1.png

13.06.2012

U mbajt edhe një trajnim për gazetarët – përfshihen 4 redaksi

Në periudhën 11-13 qershor u mbajt trajnimi i katërt për gazetarë nga projekti për rritjen e njohurive dhe të shkathtësive të gazetarëve, me qëllim të adaptimit të tyre me nevojat dhe trendet aktuale në gazetari. Trajnimi u mbajt në hapësirat e fondacionit Metamorfozis dhe atë e ndoqën 9 gazetarë dhe ata që merren me marrëdhëniet me publikun, nga redaksitë e: Dojçe Veles, Radios Evropa e Lirë, Skaj.mk, Portalbit, si dhe nga produksioni Partes, Egg Plant dhe Konekt.

mediumski-item-img-1.png

30.04.2012

U mbajtën 2 trajnime për shkathtësi multimediale në internet për redaksitë e Kanalit 77 dhe Skaj

Pas realizimit të trajnimit të parë nga projekti për rritjen e njohurive dhe të shkathtësive të gazetarëve, me qëllim të adaptimit të tyre me nevojat dhe trendet aktuale në gazetari, fondacioni Metamorfozis realizoi edhe 2 trajnime të këtilla, me të cilat u përfshinë edhe 2 redaksi plotësuese.

mediumski-item-img-1.png

14.03.2012

Trajnime për shkathtësi multimediale për internet të dedikuara për gazetarë

Fondacioni Metamorfozis filloi me zbatimin e projektit për zgjerim të njohurive dhe të shkathtësive të gazetarëve, me qëllim të adaptimit të tyre me nevojat dhe trendet aktuale në gazetari.

mediumski-item-img-1.png

06.03.2012

Partnerët nga Maqedonia të projektit për bashkëpunim të decentralizuar me Normanindë e Ulët ndoqën trajnimin për wiki.mk

Më 06.03.2012, në hapësirat e fondacionit Metamorfozis u mbajt trajnim për shfrytëzimin e wiki-platformës nëpërmjet punës praktike në ueb-faqen wiki.mk. Ky trajnim ishte i dedikuar për partnerët nga Maqedonia në projektin për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe Normandisë së Ulët.

mediumski-item-img-1.png

05.03.2012

Trajnim për wiki.mk për partnerët maqedonas të projektit për bashkëpunim të decentralizuar me Normandinë e Ulët

Më 6 mars 2012, në hapësirat e fondacionit Metamorfozis do të mbahet trajnim për shfrytëzimin e wiki-platformës nëpërmjet punës praktike në ueb-faqen wiki.mk. Trajnues do të jetë një përfaqësues i fondacionit Metamorfozis, ndërsa qëllimi është që partnerëve nga Maqedonia t’u mundësohet edukim teknik në projektin për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe Normandisë së ulët, i cili mund t’u ndihmojë për promovimin dhe dukshmërinë më të mirë të punës së tyre në Internet.

mediumski-item-img-1.png

03.10.2011

Trajnohen kandidatë të rinj që do të kontribuojnë për wiki.mk

Si pjesë e projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe Normandisë së Ulët, gjatë 2 javëve të kaluara, u mbajtën 4 trajnime për përdorim të wiki-faqeve. Tre të parat u fokusuan në redaktimin e përmbajtjeve të wiki-faqeve (23, 28 dhe 30 shtator), ndërsa e katërta ishte e dedikuar për administratorë (1 tetor). Këto trajnime janë vazhdim i ciklit të trajnimeve që u mbajtën në prill të këtij viti, në Dibër, Veles dhe në Shkup.

mediumski-item-img-1.png

26.09.2011

U mbajt trajnimi për redaktim të Wiki përmbajtjeve

Më 23.09.2011, në hapësirat e Fondacionit Metamorfozis, u mbajt trajnim për redaktim të wiki përmbajtjeve për Maqedoninë. Në këtë trajnim morën pjesë 7 pjesëmarrës nga Shkupi, Velesi, Kumanova dhe Prilepi. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me wiki-softuerin dhe përdorimin e tij, si dhe mësuan se si të redaktojnë ndonjë tekst, të krijojnë lidhje dhe të shtojnë citate, të redaktojnë fotografi, multimedia, tabela, kategori dhe faqe për diskutim.