Fondacioni Metamorfozis punon në mënyrë aktive për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve në nivel qendror dhe lokal dhe si pjesë e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, zbaton aktivitete për të rritur hapjen e institucioneve përmes hulumtimit, zhvillimit të kapaciteteve dhe zhvillimit të mjeteve.
Në bashkëpunim me MSHIA-në, Fondacioni Metamorfozis planifikon një punëtori dyditore për të dhënat e hapura të dedikuar për nëpunësit shtetërorë. Qëllimi i trajnimeve është përgatitja e nëpunësve shtetërorë me mjete dhe metoda që shërbejnë për përmirësimin e të dhënave të hapura në institucionet e tyre përkatëse.
Trajnimi do të mbahet më 23 dhe 24 qershor në hotel në Shkup.
Trajnimi i mbulon temat e mëposhtme:
- Konceptet e përgjithshme të të dhënave dhe informacionit, dhe përcaktimi i konceptit të të dhënave të hapura.
- Përfitimet nga publikimi i të dhënave të hapura
- Parimet e të dhënave të hapura
- Raste studimore të përdorimit të të dhënave të hapura
- Aspektet themelore teknike të të dhënave të hapura
- Platforma e të dhënave të hapura data.gov.mk
- Mbledhja dhe filtrimi i të dhënave të hapura
- Vizualizimi i të dhënave të hapura
- Hulumtimet në bazë të të dhënave të hapura.
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit duhet:
- Të fitojnë njohuri bazë për konceptin e të dhënave të hapura
- Ta kuptojnë rëndësinë e të dhënave të hapura për përmirësimin e transparencës, krijimin e vlerës së shtuar ekonomike dhe ndërtimin e institucioneve shtetërore më efikase
- Të fitojnë njohuri bazë për aspektet teknike të të dhënave të hapura
- Të përvetësojnë teknikat bazë për përcaktimin e strukturës së grupit të të dhënave, mbledhjen dhe filtrimin e grupeve të të dhënave
- Të kuptojnë se si mund t’i përdorin të dhënat e hapura për të bërë vizualizime dhe hulumtime.
Formulari për paraqitje gjendet në këtë link. Regjistrimi i pjesëmarrësve bëhet deri të dielën (19 qershor), në ora 14:00.
Trajnimi është për përfaqësuesit e ministrive dhe organeve në përbërje të tyre. Mund të aplikojnë më shumë pjesëmarrës nga një institucion, por përparësi do të kenë përfaqësuesit e institucioneve që nuk kanë qenë pjesë e procesit të hapjes së të dhënave të hapura deri më tani.
Ndaje: