mediumski-item-img-1.png

30.11.2011

Tribunë publike: “Fushatë në vend të dënimeve të larta për vetëdije më të madhe ekologjike

Më 29.11.2011, në Info qendrën e BE-së, u mbajt tribunë publike me temë: “Fushatë në vend të dënimeve të larta për vetëdije më të madhe ekologjike”. Tribuna u organizua nga Forumi rinor për arsim, ndërsa në të folën: Elena Ignatova (Fondacioni Metamorfozis), Antonio Jovanovski (Go Green), Kiril Arsovski (Shoqata hulumtuese e studentëve të biologjisë) dhe debatues nga Forumi rinor për arsim.

mediumski-item-img-1.png

22.11.2011

E-Zbavitje? Zbavitje është!

Në kuadër të konferencës së shtatë ndërkombëtare për e-Shoqëri www.e-society.mk, do të organizohet “е-zbavitje? ZBAVITJE ËSHTË!“ më datë 23.11.2011 në QKR (Qendrën kulturore për të rinj – MKC) me fillim në orën 20:30, nën moton reciklo, ripërdor.

mediumski-item-img-1.png

31.10.2011

Punëtori me temë: “E-mbeturinat: Sfidat, obligimet, pritjet”

Më 4 nëntor në orën 11, Fondacioni Metamorfozis organizon punëtori me temë “Е-mbeturinat: Sfidat, obligimet, pritjet” në Odën Ekonomike.

mediumski-item-img-1.png

13.10.2011

Ngjarje e hapur me temë: “Arsimi dhe interneti”

Më 12 tetor 2011, në restoranin e Klubit QKR u mbajt ngjarje e hapur me temë “Arsimi dhe interneti”, në organizim të Shoqatës së qytetarëve “Internet Hotline Provider Maqedoni”. Kjo ligjeratë ishte e dedikuar për arsimtarët dhe prindërit, ndërsa ligjerues ishin Violeta Gjorgjievska nga Internet Hotline Provider, Irina Shumadieva nga Fondacioni Metamorfozis dhe Mishel Bush – ekspert nga BE-ja për sigurinë e fëmijëve në internet, i cili mbajti një prezantim gjithpërfshirës për këtë temë.

mediumski-item-img-1.png

03.10.2011

Maqedoni: Prezantim i Global Voices Lingua në konferencën PROZ.com

Përfaqësuesi i Fondacionit Metamorfozis, Filip Stojanovski mori pjesë në Konferencën rajonale të ProZ.com për Ballkanin dhe Evropën Juglindore – Shkupi 2011, ku i prezantoi aktivitetet e rrjetit Global Voices në kontekst të punës së përkthyesve.

mediumski-item-img-1.png

15.06.2011

Mbahet punëtoria e dytë me temë: “Ngritja e vetëdijes për përfitimet nga e-mbeturinat” në Kratovë

Shoqata “Izvor” nga Kratova, si pjesë e rrjetiti nacional maqedonas për përfaqësim gjatë menaxhimit me e-mbeturinat më datë 24.05.2011, e mbajti punëtorinë e dytë me temë: “Ngritja e vetëdijes për përfitimet nga e-mbeturinat”, ku morën pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe të sektorit të biznesit, shoqata qytetare dhe të të rinjve, si dhe popullata lokale.

mediumski-item-img-1.png

15.06.2011

Mbahet debat publik për propozim-ligjin për e-mbeturina në Ohër

Më 13.06.2011 në hapësirat e komunës së Ohrit u mbajt debat publik për Propozim-ligjin për menaxhim me mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike.

mediumski-item-img-1.png

15.06.2011

Mbahet “mbrëmje filmi”

Më 28.05.2011 në Menada, me fillim në orën 18:30 u organizua paraqitja e filmit “Wasteland” në organizim të organizatës joqeveritare Go Green. Organizata joqeveritare Go Green është pjesë e Rrjetit Nacional për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave dhe kjo ngjarje u organizua në kuadër të projektit “Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave”.

mediumski-item-img-1.png

14.06.2011

Projektim i filmave të shkurtër edukativë nëpër Maqedoni

Gjatë dy javëve të kaluara, në disa qytete nëpër Maqedoni, u mbajtën projektime të filmave të shkurtër edukativë të cilët i përgatitën Qendra Teatrore për fëmijë dhe Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit “Privatësia në internet në mënyrë të lehtë”.

mediumski-item-img-1.png

14.06.2011

Ditë të hapura në Çair, Dibër, Gostivar dhe Tetovë dhe promovim i botimeve për KMN

Komunat e Çairit, Dibrës, Gostivarit dhe Tetovës, së bashku me fondacionin “Metamorfozis” dhe shoqatën qytetare “Vlerat e përbashkëta” organizojnë ditë të hapura me qëllim që të mundësojnë takime të anëtarëve të Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike me qytetarët dhe mediumet.

mediumski-item-img-1.png

14.06.2011

MEK: Ditë e hapur dhe promovim i “Doracakut për Komisionet për marrëdhënie ndëretnike”

Më 16 dhe 17 qershor në komunat pilot Çair, Dibër dhe Gostivar do të mbahet “ditë e hapur” dhe do të bëhet promovimi i Doracakut për Komisionet për marrëdhënie ndëretnike.

mediumski-item-img-1.png

08.06.2011

Lajmërim: Debat publik për Ligjin për e-mbeturina në Ohër

Me qëllim që të mundësojmë që të gjitha palët e involvuara të përfshihen në debatin për propozim-ligjin, deri tani organizuam dy debate në Shkup dhe në Shtip. Debati i tretë publik do të mbahet më 13 qershor 2011 në Ohër. Debati do të mbahet në hapësirat e komunës, me fillim në orën 12 dhe do të zgjasë deri në orën 14.