mediumski-item-img-1.png

14.12.2012

Paralajmërim: Tryezë e rrumbullakët për përdorimin e teknologjive të reja në arsim

Më 20 dhjetor, prej orës 10 deri në orën 14, do të mbahet tryezë e rrumbullakët me temë: “Përdorimi i teknologjive të reja në arsim: Këmbim i praktikave ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë”.

mediumski-item-img-1.png

12.12.2012

Mbahet festival edukativ i filmit për fëmijë

Prej 14 deri më 16 dhjetor në Shtëpinë e ARM-së mbahet fesivali edukativ i filmit për fëmijë “Festivali jonë i vogël” (Наш Мал Фестивал), që është i dedikuar për nxënësit e moshës prej 9 deri 12 vjet. Në vitin e parë të realizimit të tij janë paraparë vizita të organizuara të rreth 1000 nxënësve nga disa komuna të Republikës së Maqedonisë, por ka tendencë që ai të shndërrohet në manifestim tradicional që do t’i përfshijë të gjithë fëmijët e vendit.

mediumski-item-img-1.png

30.10.2012

Konferenca e tetë ndërkombëtare e-Shoqëri.mk

Metamorfozis edhe gjatë vitit 2012 vazhdon me mbajtjen e konferencës tradicionale е-Shoqëri.mk. Konferenca e tetë е-Shoqëri.mk, këtë vit do të jetë me temë: “Arsim i hapur për shoqëri të hapur – Ta shpërndajmë dijen!”, dhe do të mbahet më 14 dhe 15 nëntor në hotelin Holidej In në Shkup, Maqedoni.

mediumski-item-img-1.png

22.10.2012

U mbajtën dy wiki-maratone në Shkup

Më 18 dhe 19 tetor, me fillim në orën 10, në hapësirat e fondacionit Metamorfozis, u mbajtën 2 wiki-maratone. Kësaj radhe, në maratone morën pjesë gjithsej 14 pjesëmarrës nga Institutet për histori, arkeologji dhe arkivistikë pranë Fakultetit Filologjik në Shkup.

mediumski-item-img-1.png

18.10.2012

Mbahet prezantim për politikat për privatësi për ndërmarrësit

Më 16 tetor, me fillim në orën 12, në hapësirat e inukbatorit Yes, si pjesë e trajnimit të organizuar nga „Еkskuizit“, përfaqësuesi i fondacionit Metamorfozis mbajti prezantim për krijimin e politikave për privatësi në ueb-faqet për e-shitje, ku morën pjesë 18 studentë dhe persona të papunësuar.

mediumski-item-img-1.png

04.10.2012

Punëtori për ngritjen e kapaciteteve dhe shfrytëzimin e mediumeve të reja për përfaqësim

Prej 7 deri më 10 tetor, në hotelin Garden në Ohër do të mbahet punëtori rajonale për ngritjen e kapaciteteve dhe shfrytëzimin e mediumeve të reja për përfaqësim, ku do të marrin pjesë anëtarët e Rrjetit ballkanik për përfaëqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave nga Maqedonia dhe përfaqësues të tjerë nga rajoni.

mediumski-item-img-1.png

11.09.2012

Projektet për privatësi dhe për resurse të hapura arsimore u prezantuan në Prishtinë

Në konferencën katërditore për softuer të lirë dhe trende të ngjashme në sferën e dijes, që u mbajt prej 7 deri më 10 shtator në Prishtinë, Kosovë, përfaqësuesja e fondacionit Metamorfozis i prezantoi iniciativat që ndërmerren në Maqedoni për shkencë dhe arsim të hapur, si dhe sfidat aktuale në fushën e mbrojtjes së privatësisë në internet.

mediumski-item-img-1.png

05.07.2012

Mbahet prezantim për politikat për privatësi për studentë dhe të papunësuar

Më 5 korrik, me fillim në orën 12, në hapësirat e inkubatorit Yes u mbajt prezantim për krijimin e politikave për privatësi në ueb-faqet për e-shitje, ku morën pjesë rreth 20 studentë dhe persona të papunësuar.

mediumski-item-img-1.png

07.06.2012

Takim koordinativ për projektin Resurse të hapura arsimore

Më 31 maj, në hapësirat e fondacionit “Metamorfozis” u mbajt takim koordinativ i një grupi profesionistësh, arsimtarësh, profesrorësh dhe aktivistësh nga fusha e arsimit dhe mediumeve të reja. Në takim u prezantuan qëllimet dhe planet e projektit “Resurse të hapura arsimore”, bartës i të cilit është fondacioni “Metamorfozis”, dhe u diskutuan mundësitë për bashkëpunim, si dhe për lidhje më të mirë të të gjitha palëve aktive në këtë fushë.

mediumski-item-img-1.png

07.06.2012

Prezantim për Resurset e hapura arsimore para studentëve të FSHIIK

Më 29 maj 2012 u mbajt prezantim për “Resurset e hapura arsimore” (RHA) para studentëve të “Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinjeri kompjuterike” (FSHIIK).

mediumski-item-img-1.png

18.05.2012

4 punëtori – shtande të hapura në “Liri dhe privatësi në internet”

Gjatë konferencës ndërkombëtare me temë “Liri dhe privatësi në internet”, që do të mbahet më 21 – 22 maj, në City Hall në Shkup, vizitorët do të kenë mundësi t’i ndjekin prezantimet e rreth 35 folësve. Ata do të kenë mundësi që të kyçen edhe në punëtoritë e hapura në 4 tema, ku do të mund të informohen dhe të marrin këshilla për:

mediumski-item-img-1.png

10.05.2012

Mbahen edhe dy wiki-maratone në Dibër dhe në Veles

Pas marаtoneve që u mbajtën nga fundi i muajit prill të vitit 2012, wiki maratonasit kishin edhe një takim. Në fakt, më 4 maj në Dibër dhe më 9 maj në Veles, u mbajtën edhe dy wiki shoqërime ku ishin të pranishëm gjithsesj 28 pjesëmarrës.