mediumski-item-img-1.png

27.04.2012

U mbajtën wiki-maratone në Veles dhe në Dibër

Në kuadër të projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe Normandisë së Ulët, fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me partnerët lokalë Fondacionin Fokus nga Velesi dhe Qendrën për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit në Dibër, kah fundi i muajit prill organizoi 2 wiki-maratone. Qëllimi i këtyre ngjarjeve ishte të promovohet wiki-teknologjia si mjet për shpërndarjen e informatave me rëndësi lokale në më tepër komuna të Republikës së Maqedonisë dhe të ngritet vetëdija për pjesëmarrje aktive qytetare duke i shfrytëzuar teknologjitë e reja.

mediumski-item-img-1.png

27.04.2012

U mbajtën 5 debate me temë Mediumet sociale për demokraci në universitete të Maqedonisë

Gjatë muajit prill, në kuadër të projektit Mediumet sociale për demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me universitetet e Republikës së Maqedonisë mbajti 5 debate në këtë temë. Debatet u mbajtën në Shkup në Universitetin evropian, në Universitetin FON dhe në Universitetin për turizëm dhe menaxhment, si dhe në Shtip në Universitetinn “Goce Dellçev” dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

mediumski-item-img-1.png

24.04.2012

Maqedoni: Mbahet ligjeratë për politika për privatësi për ndërmarrësit

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e privatësisë së shfrytëzuesve të internetit në mesin e pjesëtarëve të grupeve kyçe të qëllimit, më 18 prill 2012, përfaqësuesi i Fondacionit Metamorfozis mbajti një prezantim në kuadër të trajnimeve për hapje të e-shitoreve të organizuara nga Еkskuizit në inkubatorin Yes.

mediumski-item-img-1.png

18.04.2012

Lajmërim: Ligjeratë për politikat për privatësi për ndërmarrësit

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e privatësisë së shfrytëzuesve të internetit në mesin e pjesëtarëve të grupeve kyçe të qëllimit, më 18 prill 2012, përfaqësuesi i Fondacionit Metamorfozis do të mbajë një prezantim në kuadër të trajnimeve për hapje të e-shitoreve të organizuara nga Еkskuizit në inkubatorin Yes.

mediumski-item-img-1.png

17.04.2012

Në Universitetin FON u mbajt debati “Mediumet sociale për demokraci”

Sot, më 17 prill, në orën 11, në hapësirat e Universitetit FON në Shkup u mbajt debat me temë: Mediumet sociale për demokraci. Në debat ishin të pranishëm rreth 25 studentë të shkencave politike, juridike, ekonomike, dhe të informacionit-komunikimit nga ky universitet.

mediumski-item-img-1.png

09.04.2012

Debat “Mediumet sociale për demokraci” në Universitetin Evropian në Shkup

Nesër më 10 prill, me fillim në orën 11, në hapësirat e Universitetit Evropian në Shkup do të mbahet debat me temë: Mediumet sociale për demokraci. Moderatorë do të jenë përfaqësues nga Fondacioni Metamorfozis, ndërsa qëllimi i debatit është të nxiten të rinjtë për pjesëmarrje aktive nëpërmjet diskutimit, me shembuj aktualë që kanë të bëjnë me temën.

mediumski-item-img-1.png

07.03.2012

U mbajt prezantimi i Global Voices në konferencën ENGAGE

Ekipi i fondacionit Metamorfozis mbajti prezantim të aktiviteteve të rrjetit Global Voices në konferencën për mediume sociale dhe aktivizëm – ENGAGE, në Shkup më 25 shkurt 2012.

mediumski-item-img-1.png

27.02.2012

Mbahet ligjeratë për politika për privatësi për ndërmarrësit

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e privatësisë së shfrytëzuesve të internetit në mesin e pjesëtarëve të grupeve kyçe të qëllimit, më 25 shkurt 2012, një përfaqësues i Fondacionit Metamorfozis mbajti prezantim në kuadër të trajnimeve për hapje të e-dyqaneve, që organizohen nga Ekskuizit në inkubatorin Yes.

mediumski-item-img-1.png

24.02.2012

Prezantim i Metamorfozis në konferencën e parë për mediume sociale dhe aktivizëm në Maqedoni – ENGAGE

Në kuadër të konferencës ENGAGE që do të mbahet më 25.02.2012 në kinemanë Frosina (QKR), përfaqësuesi i Fondacionit Metamorfozis, z. Filip Stojanovski do të mbajë prezantim për rrjetin Global Voices: “Global Voices Onlajn – Komunikim ndërkombëtar i mundësuar nga vullnetarët” (17:15 – 17:30). Do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë të prezantimeve të konferencës në internet. Hashtag-u në Twitter: #engagemk

mediumski-item-img-1.png

27.12.2011

U mbajt ligjeratë për politikat për privatësi për studentët e e-biznesit të Universitetit “American College” – Shkup

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e vetëdijes në internet, koordinatori programor i Fondacionit Metamorfozis, z. Filip Stojanovski, më 23 dhjetor 2011 mbajti ligjeratë për politikat për privatësi për studentët e Universitetit “American College” në Shkup.

mediumski-item-img-1.png

16.12.2011

Ditë të hapura për përkrahje gjatë përdorimit të teknologjive të reja në Metamorfozis

Fondacioni Metamorfozis fillon me një seri të ngjarjeve të dedikuara për të gjithë përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, aktivistë të pavarur, blogues, mediume dhe palët e tjera të interesuara për përkrahje gjatë përdorimit të veglave informatike-komunikuese në fusha të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme.

mediumski-item-img-1.png

06.12.2011

Simulim i debateve në komisione

Si pjesë e bashkëpunimit të projektit Përforcim i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës të NDI-së, Fondacioni Metamorfozis ishte i ftuar të marrë pjesë me një përfaqësues të saj në simulimin e debateve në komisione me temë Sfidë ekologjike.